Ballina Diaspora “VATRA” e AMERIKËS do të përurojë veprën e ambasador MAL BERISHA

“VATRA” e AMERIKËS do të përurojë veprën e ambasador MAL BERISHA

 

​Të dashur miq!

​Si anëtar Nderi i Federatës Pan – Shqiptare të Amerikës, VATRA, kam privilegjin që të paraqes përpara vatranëve dhekomunitetit shqiptar në New York e më gjërë, librin tim tëradhës:

“AMBASADOR I PUSHTETIT TË BUTË”.

​Një pjesë e këtij libri i kushtohet përpjekjeve të shqiptaro – amerikanëve për Çështjen tonë Kombëtare dhe në veçanti përçlirimin e Kosovës. Do të jem i nderuar që pjesëmarrës do tëjenë:

​Z. Agim Rexhaj, President Nderi i Vatrës;

​Z. Elmi Berisha, Kryetar i Vatrës;

​Moderatore: Zonja Marjana Bulku;

​Folës: Gazetarët dhe studiuesit e njohur Idriz Lamaj, Frank Shkreli, Dr. Paulin Marku, Dalip Greca;

​Organizator: Editori i Gazetës “DIELLI” z. Sokol Paja.

Audienca është e mirëpritur të bëjë pyetje dhe diskutime.

​Ju siguroj se ky takim i shërben pikërisht atij qëllimi për tëcilën është krijuar VATRA:

TË MIRËS SË KOMBIT SHQIPTAR.

​Ju mirëpresim!

​Proud to be Albanian

Mal BERISHA