Ballina Aktualitet Putin dhe Scholz flasin për zgjidhje diplomatike

Putin dhe Scholz flasin për zgjidhje diplomatike

 

Kancelari Olaf Scholz ka telefonuar sërish me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Gjermania është kundër dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës kancelari  Olaf Scholz ka biseduar disa herë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin. Qeveria në Berlin e konfirmoi bisedën telefonike mes Scholz dhe Putin. Sikurse njoftoi Kremlini, të mërkurën (09.03) është biseduar për “përpjekjet poliko-diplomatike” për zgjidhjen e konfliktit. Putin ka biseduar gjithashtu me Scholz lidhur me degociatat ruso-ukrainase. Eshtë rënë dakord, që të vazhdohen kontaktet në nivele të ndryshme, thuhet më tej nga Kremlini lidhur me këtë telefonatë.

Grupet negociuese të Rusisë dhe të Ukrainës së fundi janë takuar të hënën (07.03) në Bjellorusi, por nuk kanë bërë përparime të dukshme.

Scholz: Jo avionëve luftarak në Ukrainë

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz refuzon furnizimin me avion luftarakë MiG-29 nga NATO në Ukrainën e sulmuar prej Rusisë. Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, Scholz iu referua ndihmave financiare, mbëhstetjes humanitare dhe furnizimeve me sisteme armatimi në Ukrainë. Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet, në mënyrë që lufta të mos shtrihet në NATO, tha Scholz. Trudeau paralajmëroi nga një përshkallëzim. Sipas tij, Kanadaja do të vazhdojë të dërgojë pajisje armatimi dhe armë. “Ne duam të ulim tensionin e konfliktit dhe t’i japim fund atij”, tha ai.