Ballina Aktualitet Rusia tejkalon edhe Iranin, bëhet vendi me më shumë sanksione në botë

Rusia tejkalon edhe Iranin, bëhet vendi me më shumë sanksione në botë

 

Rusia ka tejkaluar edhe Iranin sa i përket sanksioneve të vendosura ndaj saj si pasojë e sulmit ushtarak ndaj Ukrainës.

Sanksionet globale po godasin rëndë ekonominë dhe elitat ruse, pasi Moska po pëson humbje të mëdha financiare dhe sipas autoriteteve ukrainase është në prag të falimentimit.

Deri më tani më shumë se njëqind kompani gjigante janë larguar nga tregu rus.

Sipas Kievit, Ukraina po koordinon përpjekjet me partnerët ndërkombëtarë që të paguajë çmimin përfundimtar për luftën kundër popullit ukrainas dhe ta ndalojë atë sa më shpejt të jetë e mundur.