Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, Alternativa Shqiptare e NikGjeloshaj dhe Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviq do tëdalin me një listë në zgjedhje lokale në Ulqin që do mbahen për27 mars.
Bartës së listës pritet të jetë Omer Bajraktari nga URA.
Lista tjetër do të jetë ajo në mes Lidhjes Demokratike në Mal tëZi dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve.
Ata u bënë thirrje të gjitha subjekteve tjera nacionale shqiptare tibashkangjiten këtij koalicioni.
Ndërkaq, Forca ka vendosur që partia të kandidojë e vetme, duke lënë mundësinë e një koalicioni me parti më të voglashqiptare, si Perspektiva e Amir Hollaj.
DPS është ende në pritje të negociatave përfundimtare me SD dhe Partinw Boshnjake.
Afati për dorëzimin e listës skadon sonte në mesnatë.
Në Kuvendin e kaluar, DPS dhe Forca kishin nga tetë këshilltarësecila, PD shtatë, UDSH dhe SD nga tre, URA dy dhe SDP dhePB nga një. / Malwsia.org/ 26 mars 2022)