Nga Hamit ALIAJ
Në mollë -prillet e pafjetuna,
E në prille- hënat që lulojnë,
E në lule – fruti,
E në frut – bërthama,
E në bërthamë – fidani i ri,
E në fidan – molla e dritës,
E në mollën e dritës – goja jote,
Gjarpëri biblik më sheh me inat
E sillet rreth mollës në duart e mia