Ballina Ravijëzime Më vjen “turp” që jam mësues, ndjehëm krenar që jam mësues!

Më vjen “turp” që jam mësues, ndjehëm krenar që jam mësues!

 

Nga Adem LUSHAJ – Deçan


Kam zgjedhur profesionin që mendoja se është më i miri nga të gjitha profesionet. Arritëm të futem në karvanin e gjatë të atyre që e dojnë punën me fëmijët. Jam një mësues i vogël në mesin e shumë mësuesve të mëdhenj të kombit tonë. Për tri dekada e gjysmë, po mundohemi të jemi argat i vyeshëm në ngritjen e bazamentit të shtetit, bazament që quhet ARSIM.
Për profesionin dhe punën që bëjmë, edhe ndjehëm krenar, edhe ndjehëm i turpëruar. Më bën krenar puna me nxënës dhe arritjet e tyre. Turpërohem para familjes, ngase nuk jemi në gjendje t’u sigurojmë kushte normale të jetës dhe shkollimit.
Pra, krenohem dhe turpërohem me punën që bëj?!