Ballina Aktualitet ‘Rusia me agresionin ndaj Ukrainës nisi Luftën e Tretë Botërore’

‘Rusia me agresionin ndaj Ukrainës nisi Luftën e Tretë Botërore’

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha reagoi ndaj sulmit rus mbi Ukrainë.

POSTIMI I PLOTE

‘Rusia me agresionin ndaj Ukrainës nisi Luftën e Tretë Botërore?!’

Të dashur miq, diktatori gjakësor rus Vladimir Putin nisi sot agresionin ushtarak në shkallë të gjerë për pushtimin e Ukrainës së lirë dhe të pavarur. Ky agresion duket se shënon fundin e paqes së pas-Luftës së Dytë Boterore dhe fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

Luftën e Parë Botërore ‘de facto’ e nisi Rusia, Luftën e Dytë Botërore e nisi Hitleri dhe Gjermania naziste, të cilës në krye të radhës pas paktit Ribentrop- Molotov iu bashkua dhe Rusia.

Rusia, që me agresionin ndaj Ukrainës nisi për ambiciet e saj imperiale Luftën e Tretë Botërore, do të humbasë këtë luftë. Shqipëria, ish viktima e parë e Luftës së Dytë Botërore, është sot anëtare e NATO-s.

Liri Ukrainës! Vdekje pushtuesve rusë! Sb