Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) dënon me forcë agresionin ushtarak dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.
Ky sulm kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, që shkel ligjet ndërkombëtare dhe kërcënon jetët e miliona civilëve përbën rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë europiane dhe euroatlantike.
Rusia duhet të ndalojë këtë agresion ushtarak dhe t’irikthehet rrugës së diplomacisë e dialogut.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) mbështetplotësisht NATO dhe BE në përpjekjet e tyre për t’iu përgjigjur me vendosmëri dhe proporcionalitet këtij sulmi të papranueshëm.
KASH qëndron pranë popullit të Ukrainës në këtë ditë të errët.
Tiranë, 24 Shkurt 2022