Ballina Diaspora Guerilasit shqiptarë të vitit ’91, Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet...

Guerilasit shqiptarë të vitit ’91, Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha …ishin themeltarët e UÇK

 


Intervistë ekskluzive e guerilasit të orëve të para, veprimtarit të Çështjes Kombëtare Shqiptare, Z. Osman FERIZI, në 30-Vjetorin e Thyerjes së Kufirit Shqiptaro–Shqiptar, dhënë gazetarit Ali DACI– kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve“ për Malin e Zi e Sanxhak

-Si lindi Guerila Shqiptare? Kush ishte ideatori i kësaj nisme ushtarake? Kush ishin të parët që përqafuan armët për çlirimin e Kosovës? Ku u njoh me Adem Jasharin dhe ushtarakët e tjerë të FARK-ut, personazhi i kësaj interviste? Pse, Osman Ferizi respektoi hirarkinë shtetërore dhe strategun e çlirimit të Kosovës, Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova?  Si e theu kufirin shqiptaro–shqiptar dhe si u pritën në Tropojë djemtë nga Kosova? Për të gjitha këtondodhi të vërteta flet Z. Osman Ferizi, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Gjermani– e vërteta mbi bërthamën e para të UÇK – së.

 

Pyetja e Parë:

Gazeta e Alpeve:  Z. Osman Ferizi mund të na thuani në pika të shkurta se si keni kaluar fëmijërinë, koha në të cilën ju u rritët, peripecitë dhe sakrificat e prindërve Tuaj për t’ju rritë dhe edukuar ? 

Osman Ferizi: – Jam Osman Ferizi, i lindur më 13.04.1965 në Pejë, i rritur në fshatin Kodrali të komunës sëDeçanit. Shkollën fillore e kam kryer në fshatin Irzniq, kurse të mesmen në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan,drejtimi Matematiko-Teknik. Isha fëmiu i 10-të, më  i vogli  nga prindërit Xaje dhe Tabe Ferizi. Kam qënë nxënës i shkëlqyer në nota. Kushtet e jetesës sigurisht që nuk ishin të mira, ashtu siç ishte pjesa dërmuese e popullsisë së asaj kohe. Si  familje jemi marrë me bujqësi e blegtori dhe falë punës së madhe e vetëmohuese të prindërve arritëm edhe të shkollohemi. Nga prindërit morëm një edukatë dhe respekt që nuk guxonim të kalonim pranë një të moshuari e mos e nderojmë,  ndërkaq mësuesin e konsideronim të shenjtë.

Gazeta e Alpeve”:- Si gjimnazist, i Gjimnazit të mirënjohur “Vëllezërit Frashëri”, a ju kujtohen profesorët dhe shokët e gjeneratës, të cilët ndikuan në ju, që tëprofilizoheshi ashtu siç e kërkonte koha, revulucionarë dhe më vonë edhe kryengritës kundër regjimit Jugosllav të asaj kohe? 

Osman Ferizi: – Formimi dhe brumosja ime fillon nga ndeja në odat tona tradicionale, ku bisedohej për historitë, luftërat, trimat, këngët e rapsodëve si Shaqë Avdia e Dervish Shaqa, Kuvendet e Prizrenit, Bujanit, Lidhja e Pejës, gjenocidi dhe terrori serb në Sanxhak, Plavë e Guci, Çamëri e Iliridë.

​Gjyshi im ka qenë pjesëmarrës i Luftës së Parë dhe të  Dytë Botërore. Aty mësova për tradhëtitë dhe padrejtësitë që i janë bërë Popullit Shqiptar që nga pushtimi Otoman e deri të sllavo-komunistët. Po ashtu frymëzimi vinte edhe  nga axhallarët e mi Haxhi e Jusuf Ferizi (njëri jurist dhe tjetri gazetar). Poashtu një model të intelektualit shihja edhe tek vllau Asllani që studionte gjuhën dhe letërsinë shqipe e këtu shfrytëzoja edhe literaturën që vinte nga Tirana.

​Një shtytje për të menduar ndryshe ishin Ngjarjet e 1968- Ngritja e Flamurit. Mësova se ndër personazhet kryesorë të kësaj ngjarje historike ishte edhe kushëriri ynë, Rexhep Ferizi,edhe më vonë i kuptova Ngjarjet e Vitit 1981, Demonstratat e përgjakshme Studentore. Pastaj, vrasja e atdhetarëve, Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, të gjitha së bashku ndikuan që unë të përkushtohem maksimalisht për të dhënë një kontribut solid për popullit dhe vendit tim.

Gazeta e Alpeve:  Pas përfundimit më sukses të gjimnazit ju si shumë të ri e të reja të Dukagjinit mësytëdyert e Universitetit të Prishtinës. Ju lutem na thuani për lexuesit tanë, cilat ishin përipetit e Levizjes Studentore atë botë dhe ku u angazhuat Ju për të dhënë  kontributin tuja prej studenti ? 

Osman Ferizi:Si student isha banues në Qendren e Studentave në Konviktin nr. 5. Kontaktet më studentët nga të gjitha pjesët e Kosovës, Iliridës, ishin të përditshme. Burgosjet e studentëve  dhe proçeset e montuara politike të politikës jugosllave u bënë  përditshmëri. Vrasjet  e ushtarëve shqiptarë në ish Armatën Jugosllave ishin një tronditje për popullin tonë. Një  pushtet vasalësh dhe hyzmeqarësh të shitur drejtonin vendin. Një segregacion i paparë kishte kthyer popullin shqiptar në qytetarë të dorës së dytë në tokën e vet, thjesht ishim numra në shumës që për regjimin shkaktonim frikë, pasiqë atë botë nataliteti në Kosovë lulëzonte dhe Populli Shqiptar po rritej. Filloi zhveshja e asaj autonomie që ishte pjesë dhe element konstituiv i ish Federatës Jugosllave e që solli një revoltë dhe reagim qytetar. Si në çdo vend të parët ishin studentët, klasa punëtore që u ngrit në protesta në të gjitha qytetet në Kosovë e më ç’rast  dhe pati të burgosur, të plagosur dhe të vrarë.

​Dua  të potencoi që rol të madh ka luajtur ish Radio Televizioni i Prishtinës dhe gazeta ditore “Rilindja” e poashtu Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me kryetar Akademik Idriz Ajetin, organ ky që kishte dalë në mbështetjetë zhvillimeve të kohës.

​Ne studentët u Informuam nga këto media se kishte ardhë një Delegacion i Parlamentit Europian për të vëzhguar situatën në Kosovë. Ne u organizuam si studentë pothuajse spontanisht nga barakat studentore deri të  konvikteve 2,3,4,5 në Qendrën e Studenteve, ta quaj ashtu. Turma fillojë të fishkëllojë dhe brohorasë përkundër ndryshimit të Kushtetutës. Ishte  rreth orës 17.30 e pasdarkës së datës 28.05.1989. Numri i pjesëmarrësve ishte shumë i madh dhe për të penguar lëvizjen në drejtim të qytetit, që mos të informohet Delegacioni i EU (BE) policia  bllokoi dhe rrethoi komplet Qendrën e Studentave dhe rreth orës 22.00 ndëryri me dhunë dhe gaz lotësjellës duke e shpërndarë turmën e studentëve, duke rrahur e arrestuar rreth 70 studentë, ku në mesin e tyre isha edhe unë me zë të shtjerrur nga brohoritjet.

​Kjo ngjarje, kjo Protestë, ishte fillimi i një Lëvizjeje dhe reagimi që më pastaj do të ketë jehonë jo vetëm brenda, por edhe jashtë Kosovës, pra edhe në mesin e bashkatdhetarëve tanë, ku edhe fillojnë protestat dhe reagimet e qytetarëve në forma të ndryshme nga të gjitha skajet e Kosovës.

Gazeta e Alpeve“: Zoti Ferizi,  Vitet e Tetëdhjeta,Universiteti i Kosovës kishte një plejadë të fuqishme të profesorëve universitarë. Sa ndikuan këta profesorë në emancipimin kombëtar të brezit të ri dhe sa i vlerësonit Ju si studentë këto figura të papërserishtme të shkencës dhe kulturës në Koso?

Osman Ferizi:– Ndryshimet politike në Europën Juglindore, si në Poloni, Çeki, Rumani dhe Shëmbja e Murit të Berlinit solli një kthesë të veçantë në aspiratat dhe shpresat e Popullit Shqiptar  për Liri, Demokraci dhe Pavarësi.

​Plejada e intelektualëve të Viteve ´70, ‘80 e ´90, si nji “Çetë e Profetëve” të shpirtit të Bogdanit, armatë besnike eGjergj Kastriotit, humanistë si Shën Tereza e politikanë, si Dr.Ibrahim Rugova, Akademik Fehmi Agani, Akademik Mark Krasniqi, Akademik Gazmend Zajmi, Prof. Jusuf  Buxhovi,historiani trim Zekirja Cana e dijetari Ukshin Hoti ishin pasqyra dhe fryma, besimi dhe krenaria jonë.

​Këta atdhetarë e mëndjendritur, vizionarë e shpëtimtarë,të cilët në popull  krijuan Doktrinën e besimit dhe bindjes se“Qëllimi arrihet nji ditë,  si çdo ngjarje e madhe që ka frymën dhe orën e vet të historisë”. Ata  duke dalë në ballë të rinisë dhe popullit liridashës edhe legalisht në mbështetje të kërkesave popullore dhe duke i artikuluar këto kërkesapopullore e historike, kjo plejadë e intelektualëve e akademikëve arritën të themelojnë subjektin e parë politikLidhjen  Demokratike të Kosovës (LDK-në), e cila mbrenda nji periudhe të shkurtër, nga 23 dhjetori 1989, u masivizua dhe u mbështet nga masat dhe gjithë shtresat popullore si një Lëvizje Kombëtare, duke na bërë aleat dhe palë serioze mebotën e qytetëruar perëndimore, si SHBA dhe BE.

​Unë, me një grup studentësh, me 27.12.1989, shkuam në Shoqatën e Shkrimtarëve në Prishtinë, ku aty ishte themeluar LDK-ja e cila e kishte aty dhe selinë e saj. Aderuam dhe u antarësuam në LDK. Aty u pritëm nga Mehmet Kraja eMilazim Krasniqi, ndër themeluesit e parë të Partisë, në krye me Dr. Ibrahim Rugovën.

​ Si çdo individ dhe personalitet që formohet karshi ngjarjeve dhe ndjeshmërisë për to, vitet studentore, shtresa mëe ndjeshme, avangarde e bartëse e ndryshimeve politike dhe shoqërore, që ka guximin dhe vrullin të përballet drejtpërdrejt me pushtues për të larguar lakun e robërisë e të diskriminimit kombëtar ka qenë, është dhe mbetet rinia e pashoqe e Kosovës.

​Pjesë e ndritur e veprimtarisë sime studentore është edhe22 janari i viti 1990, kur para Bibliotekës Krahinore ishte organizuar nji protestë kundër vrasjes së një shqiptari në një lagje të Shkupit. Ishte vrarë Nuredin Nuredini nga policia e Maqedonisë e që aryeja e vrasjes së tij ende nuk dihej.  Ne,protestuesit,  vendosëm që të shkojmë para ish Komitetit Krahinor. Aty, në pritë, ishte policia sllovene, e cila nuk e pengoi lëvizjen tonë. Atje  filluan të mblidhen qytetarë të  rastit, të cilët iu bashkangjiteshin studentëve. Një lajm për këtë protestë e dha Radio Televizioni i Prishtinës dhe Radio “Prishtina”.

​Unëisha ai studenti aktiv në atë kohë që i shkrova  të7  Kërkesat e Studentëve para ish Komitetit Krahinor.

​Diku rreth mbramjes është mbyllë Protesta dhe vendosëm për të nesërmen, pra-më 23 janar 1989, nga ora 10.00, të fillojnë protesta prapë.

​U  bë një jehonë e madhe nga TV i Prishtinës dhe Radio Prishtina, ku në qendër të Prishtinës,  para ish KomitetitKrahinor filluan të vërshojnë qytetarë nga të gjitha anët. Ishte  atmosferë dhe një entuziazëm i papërshkruar. Kjo Protestë u thye në mbrëmje kur brutalisht ndërhyri policia me gaz lotësjellës, çisterna me topa uji, duke rrahur dhe torturuar qytetarë, shumë nga ne edhe i arrestoi e i burgosi Policia Jugosllave.

Gazeta e Alpeve:  Cilat ishin levizjet politike të Viteve 90 të shekullit që lam‘ pas? Sa ishin të përgatitur elita politike e kohës për të ndërmarrë hapa konkret për jetësimin e e kërkesës së shqiptarëe për Republikë të Pavarur nga Serbia, çka ndodhi, cilat ishin zhvillimet politike të asaj kohe?

Osman Ferizi:-Pas kësaj Proteste Populli  Shqiptarkishte një zë autentik politik, ishte LDK-ja, ishte Presidenti historik e burrështatasi më i merituar i Dardanisë i të gjitha kohërave Dr. Ibrahim Rugova që e ngriti zërin kundër dhunës dhe terrorit shtetëror serbosllav.

​Elita intelektuale shqiptare hartoi dhe përgatiti Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ku delegatët e atij Kuvendi, me 02.07.1990 e shpallën para ish Këshillit Ekzekutiv, aktin solemn, pasiqë pushtuesi kishte mbyllur dyert për delegatët shqiptarë e Këshillit Ekzekutiv.

​ Më vonë këta delegatë do të shpallin edhe Kushtetutën e Kaçanikut, me 07.09.1990, në Kaçanik, duke e rrumbullakuar në aspektin juridiko-institucional çështjen e Republikës së Kosovës.

​Më lejoni që të veçojë edhe një moment të veçantë. Pas Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë të 2 korrikut 1990, pikërisht më 05 korrik 1990, në Radio Televizioni i Prishtinësndërhyri policia jugosllave dhe  me dhunë e mbylli këtë dritare informative.

​Atë ditë në Deçan kishte dalë populli për të protestuar kundër shtypjes dhe padrejtësisë, që po i bëhej nga regjimi shtypës. Policia ndërhyri  me gaz lotsjellës nga toka e nga ajri. Situatën  e përcjellte një helikopter ushtarak apo policor. Atë  ditë e kam takuar për herë të parë Sali Çekaj-n, i cili diti ta qetësojnë masën popullore, sepse situata ishte e rëndë dhe mund të eskalonte, sepse pushtuesit serbë këtë e prisnin si një rast për të vrarë e burgosur protestuesit.

​Pas mbylljes së demonstratës shkojmë në një takim me disa veprimtarë në Carrabreg të Ulët, në odën e Gani Demehasajt, një veprimtar i devotshëm dhe aty u vendos për veprimet e mëtejshme.

​Në atë periudhë kishte filluar edhe sistemi i mbrojtjes dhe i vëzhgimit në fshatra dhe qytete. Pjesë  e organizimit të kontrollit dhe ndarjes së ndrrimeve isha unë, Zeqë Hasaj dhe Sokol Aliaj. Aty fitova një besim dhe siguri te figura e Sali Çekajt, e që rrethanat na bashkuan edhe në aktivitetet pasuese në veprimtarinë Guerile Ushtarake.

Gazeta e Alpeve: Burgosja dhe keqtrajtimi i Studentëve pjesmarrës në Demonstrata ishte tejet i madh. Si  ndikoi tek Ju kjo barbari e organeve të pushtetit serbo-jugosllav ndaj Rinisë Shqiptare, a u tërhoqët nga aktiviteti apo vazhduat më tutje organizimin e Rezistencës, çfarëndodhi më pas?Më 2 dhjetor 2021 shënohet njëzet vjetori ithyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, Ju lutëm amund të na thoni se si u thye kufiri me shtetin amë dhe cilat ishin peripecitë e rrëzimit të piramidës Jugosllave në mes të Shqipërisë dhe Kosovës? 

Osman Ferizi: Ngjarjet dhe përshkallëzimi i dhunës po merrnin dimensione të papërmbajtura. Kërkesat e popullit dhe rinisë për liri po rriteshin. Lufta në ish Republikat e shkëputura Jugosllave  kishte filluar. Tendencat  e politikës serbe ishin që edhe Kosovën ta fusin në këtë grackë, ta fusnin në luftë krejtësisht të pa përgatitur. Kjo u evitua falë mënçurisë dhe engjullit mbrojtës  të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, sepse në atë periudhë Kosova ende nuk kishte arritë që të  internacionalizojnë çështjen e njohjes së dhunës dhe shtypjes së Serbisë mbi popullin e pambrojtur, pra problemi i Kosovës ishte larg njohjes ndërkombëtare.

​Me kërkesë të doajenit të gazetarisë së Kosovës, Z. Jusuf Ferizi, i cili kishte krijuar një lidhje me disa eprorë ushtarakënë Tiranë, në një takim të gazetarëve, kërkoi nga unë e Gani Ferizi, Haki Vishaj dhe Rexhep Vishaj që të shkonim ilegalisht në Tropojë.

​Dhe erdhi dita e shumëpritur.

​Pas përgatitjeve dhe masave të ndërmarra në terren, më10 gusht 1991 kaluam kufirin ilegalisht nga Lugu i Zi dhe shkuam në konak te kushëriri ynë, Emri Rexhë Ferizi në Tropojë të Vjetër. Arsyeja e shkuarjes sonë dihej, furnizimi mearmë dhe eksploziv.  

​Një ditë vie tek unë Xhemajl Berisha, i cili më njihte dhe vlerësonte veprimtarinë time të pandalur. Ai, në bisedë e sipër,thotë se institucionet paralele të shtetit të Kosovës, që i kemi formuar me ndërmjetsimin e Dr. Rugovës,  janë krijuar kushtet dhe mundësitë që të stërvitemi ushtarakisht në shtetin Shqiptarnga ana e ish ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Po ashtu u kërkua nga unë që të gjejë dikë që kam besim.

​Kështuqë unë vendosa të bisedojë me dy shokët që isha rritë me ta. Ju besoja dhe ishim të një gjenerate e ata ishinShkëlzen Gjonaj dhe Hasan Ferizaj. Po ashtu, unë i informova se ndodhej Grupi i Parë në atë bazë trajnimi.

​Më 20 tetor të vitit 1991 ne u nisem nga Shkupi për nëCyrih. Atje i presim përfaqësuesit e komunave tëtjera nga Llapi, Gollku, Mitrovica,Tetova, Shkupi, Skënderaj, Prishtina, Kumanova e vendet e tjera.

​Këtu duhet të potencojë koordinatorët që ishin në Zvicër, si Imer Berisha, Gani Hoxha, Saim Tahiraj, Ismet Abdullahu, Shaban Mulolli, ndërsa nga Gjermania ishin Hafiz Gagica, Sali Çekaj, Zymer Lulaj, Shaban Bobaj.

​Ne, nga Zyrihu nisemi për në Ister me autobus të kompanisë ”Zumbaku”.

​Në  Durres arrijmë më 4 nëntor 1991.

​Ne ishim në pritje të Koordinatorit, Përfaqësuesit të Republikës së Kosovës,  Z. Zymer Berisha me strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes që me autobus ushtarak të vendoseshim në Bazën Ushtarake në Surrel në malin e Dajtit. Në grup ishim 65 veta. Aty ishte një rregull dhe regjim i rreptëushtarak. Eprorët ishin shumë të përkushtuar dhe shumë entuziast me punën dhe vullnetin tonë.

​Diku nga fundi i stërvitjeve unë iu drejtova përgjegjësit të logjistikës, Z. Zymer Berisha dhe i kërkova që një grup shokësh nuk do kthehemi mbrapsht, por do të merrnim armët dhe do kalojmë ilegalisht nga Tropoja në Kosovë.

​Më 27.11.1991 Z. Zymer Berisha më mori në veturën e tij dhe më dërgoi në Zyrën e Republikes së Kosovës në Tiranë.

​U prita në zyrë nga Prof. Ali Aliu, i cili ishte në cilësinë e  Ambasadorit të Republikës së  Kosovës.

​Aty më priste i madhi Sali Çekaj.

​Bashkëbiseduam për mënyrën dhe vendin e hyrjes dhe thyerjes së kufirit. Ai nuk u pajtua me propozimin tim për shkaqe sigurie te Lugu e Zi. Ai vendosi për përgatitjet dhe hyrje me kohë dhe në vendin e duhur.

​Kështu, pas diskutimeve dhe gatishmërisë për të hyrë ilegalisht në Kosovë, pra për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptarë, u pajtuan që 31 veta të marrim armët dhe pajisjet ushtarake të nevojshme për këtë veprim me karakter ushtark e kombëtar. Kjo u vendos nga strukturat tona të Mbrojtjes.

​Drejtues dhe komandant ishte caktuar strategu, i cili ishte më i gatshmi Sali Çekaj. Ai kishte qenë edhe pjesë e Grupit të Parë me Zahir Pajazitin, Ahmet Hoxhën, Zymer Lulajn, Kadri Gubetimin, Fadil Begun, Islam Visoka  e të tjerë. Pra, gjithsej 55 veta.

​Ne u nisem herët në mëngjesin e datës 01.12.1991. Në mbrëmje arritëm në Tropojë. Kamioni që bartte armatimet pësoi defekt gjatë udhëtimit. Pastaj, ne, të ngarkuar si mushka,i bartëm armët deri në pikën e karakollit në Padesh. Ishim shumë të lodhur dhe komandant Sali Çekaj së bashku më eprorin Kolonel Kastriot Hoxha vendosën që të shtyhej marshimi për një natë më vonë. Shtegtimi ishte përmes Rrasës së Koshares. Në kushte të vështira atmosferike, devijojmë rrugën dhe më 2 dhjetor 1991, në mëngjesin e hershëm,arrijmë në fshatin Voksh, tek familja Panxhaj, në shtëpitë e Sali, Ramë, Avdyl e Isuf Panxhaj.

​Pasi pushuam për një orë u shpërndamë në katër familje si pjestarë të Grupit Gueril të Ushtrisë së Kosovës. Grupi ynë përbëhej nga  Sami Tahiraj, Shkëlzen Gjonaj, Hasan Ferizaj dhe unë, Osman Ferizi. Pasi drekojmë dhe pushojmë u vendos që të shpërndahemi nëpër shtëpitë tona që të mos dekonspirohen aktivitetet tona.

​Adem Jashari, Ilaz Kodra, Halil Palloshi, Lutfi Jonuzi e disa të tjerë ishim në odën time në Kodrali.

​Armatimi  i sjellur nga Shqipëria fillimisht ka qenë i vendosura në Pobergjë, në shtëpinë e Fadil Tolaj.

​Në këtë kohë, me armë në dorë, aktiv, ishin Agron, Ramë, Halim, Demë, Xajë, Sherif, Lulzim, Alush Tolaj e Dash Haxhija.

​Pastaj një pjesë, që ishte paraparë të shpërndahet për pjestarët që ishin pjesë e Grupit Gueril, u barten në fshatin Beleg në familjen e vëllezërve Tahiraj (Saim dhe Sami) dhe pjesa tjetër u vendos në familjen e Sali Çekajt në fshatin Broliq dhe aty kanë qëndruar deri në fillimin e Luftës së UÇK-së.

​Unë, së bashku me Shkëlzen Gjonaj, kemi shoqëruar Grupin e Guerilës së Mitrovicës, e që e përbënin Ramadan Bugu, Ejup Murseli, Nazmi Bajrami, Ilmi Peci dhe Shahin Bejtullahu, deri në Mitrovicë.

​Në anën tjetër unë e kam  përcjellë armatimin për në Korishë të Prizrenit.

​Më 30.12.1991 nga Policia Serbe rrethohet familja e Adem Jasharit në Prekaz dhe familjet e pjesëtarëve të Grupit të Dukagjinit si në Broliq, Kodrali dhe Beleg. Arrestohen  gjashtë anëtarë të Grupit (Nazmi Bajrami, Shkëlzen Gjonaj,Xhavit Gubetini, Faton Gajtani, Sami Tahiraj) dhe ne pjesa tjetër arritëm të arratisemi për në Shqipëri, poashtu edhe tre kordinatorë Demë Tolaj, Sali Zeqiri dhe Xhafer Zena.

​Pra, kjo veprimtari dhe e gjithë veprimtaria e mëvonshme, pa përjashtuar grupe dhe individë  atdhetarësh nga cilido krah qofshin ata,  lidhjet me strukturat e krijuara nga LDK, ish Ministria e Mbrojtjes  dhe nga ish Komandanti Suprem Dr. Ibrahim Rugova, që të tre themeluesit e Gueriles  për Zonën e Dukagjinit ishte  Sali Çekaj, për Zonën e Drenicës  Adem Jashari dhe për Zonën e Llapit Zahir Pajaziti. Që të gjithë këta patriotë ishin pjestarë të një strukture ushtarake që veprimtarinë e vet ushtarake e kishin të përbashkët, prandaj dr. Ibrahim Rugova është pararendës dhe themelues i UÇK-së dhe ishte Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Gazeta e Alpeve”: Pas angazhimit në strukturat e LDK-së, cilat kanë qenë hapat e mëtutjeshëm në organizim politik, pjesmarrja në demonstrata, organizimi i vetëmbrojtjes dhe ndihma popullatës  në nevojë. Si u organizuat atë botë, a pati përçarje dhe rivalitet në mesin e organizatorëve të Luftës dhe kush ishin ata? 

Osman Ferizi:– Mendoj që çështja e primatit, drejtimit apo meritat për organizimin dhe udhëheqjen e Luftës së UÇK-së është e vështirë të zbërthehet në detaje, sepse këtu është roli dhe devijimi i ish kryeministrit Bujar Bukoshi, i cili ka nji rol të dyfishtë dhe sabotues në vijën Institucionale.  E bërë ngafrika apo nga ndonji arsye tjetër e pashpjeguar, por u sabotua krijimi i nji Fronti të përbashkët për Luftën Çlirimtare.

​Dihet  në të gjithë botën shqiptare, që krahu majtist i Luftës me Shtabin e UÇK-së, të vet emëruarëve, që nuk e kishin mbështetje popullore as në Mërgatë e as në Kosovë, e që ishte një klan i dalë nga nji puç mbrenda ish LPK-së në krye me Hashim Thaçin, Bedri Islamin, Azem Sylen, Xhavit Halitin, Ibrahim Kelmendin, Ali Ahmetin dhe si përgjegjës të Fondit ”Vendlindja Thërret“ kishin caktuar atdhetarin dhe veprimtarin Jashar Salihun.

​Këta karrieristë, e bajraktarë, e majtistë, ushqenin një urrejtje patologjike kundër LDK-së dhe ish Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, por që kishin një mbështetje këshilluese e logjistike nga e majta socialiste në Tiranë për interesa meskine, propaganduan, shpifën, shantazhuan, mashtruan, krijuan Organizaten kriminale “SHIK”,  ”Listat e Zeza“ për eliminimin e veprimtarëve, eprorëve, gazetarëve, komandantëve dhe personaliteteve  të vijës institucionale që nga Presidenti Rugova,  Fehmi Agani, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Azem Hajdari, Sali Berisha etj. Këta njerëz sabotuan çdo iniciativë të vullnetit të mirë për unifikimin e faktorit ushtarak për të krijuar një front të përbashkët për Çlirimin e Kosovës.

​Ky klan mafioz vrau tradhtisht, si në kohën e “Gestapos”dhe Stalinit,  Bejadin Allaqin, Ministrin e  Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin, Komandant Drinin, Komandant Korbin, Komandant Petritin, Komandant Zemaj,Komandant Bardhin, Komomandant I. Rrahmanin, Sadri Ramçaj, Rexhë Osën etj.

​Këta, të vetëquajturit komandanta të Hotel “Rognerit”,vrasjet e këtyre komandantëve në vijat e frontit apo me porosi, vrasjet e tyre i festonin me breshëri plumbash. Ky ishte patriotizmi i tyre dhe  ”misioni” i tyre për çlirim.

​Mjafton të analizohen veprimet e tyre pas Luftës me  vrasje, haraçe, plaçkitje, zhvatje fondesh qeveritare, uzurpimpronash, degradim të vlerave shoqërore. Këta, që para Lufte ishin analfabetë  dhe pa brekë, pas Luftës, sot janë milionierëe me vila me pishina dhe pasuri që asesi nuk mund të justifikohen. Turpi dhe tradhëtia do i përcjellë deri në varre këta maskarenjë, hiena e kameleonë, hajna të historisë dhe ardhmërisë së popullit. Pons pilata e piromana, sepse po këta dekonspiruan edhe Zahir Pajazitin, mashtruan dhe futen në luftë edhe Adem e Hamëz Jasharin duke mashtruar dhe propaganduar se ne po i financojmë  dhe furnizojmë me armë.

​Unë  kam fakte dhe dëshmi të kundërta. Isha pjesë e Grupit Gueril të Dukagjinit, ku si drejtues dhe komandant ishte Sali Çekaj, antarë Rrustem Bruqi, Saim Tahiraj, Zymer Lulaj, Agron Tolaj,  Zenun Idrizaj, Ismet Mehmetaj dhe Ismet Çekaj. Janë disa aktivitete të kryera nga ky grup në territorin e Deçanit. Sjellja e armatimit nga Zvicra deri në Kosovë etj. Atë botë isha  në kontakt të rregullt me Rifat Jasharaj dhe takime të shpeshta në banesën e tij në Minhen. Kisha informacione të sakta rreth pozitës së Grupit Gueril të komandantëve për Drenicën, Adem e Hamëz Jasharaj.

​Në një mbrëmje, në Nëntor të 1996, tek Rifat Jashari,kam takuar edhe veprimtarin Fehmi Lladrovcin. Baca Rifat, i cili i kishte mbushur disa çanta të mëdha me rroba për shokët e armëve dhe të idealit të Adem Jasharit. Pasiqë Baca Rifat ankohej në zhurmagjinjtë e LPK-së, e që  thonin të kundertën, vendosa t’i takojë ballëpërballë me Bacën Rifat.

​Baca Rifat u takua më dy Përfaqësuesit e LPK-së, me “Heroin e Kosovës”, Fehmi Lladrovci dhe me RexhëIberdemaj- zyrtar për sektorin e jashtëm, dhe del e vërteta nëshesh. Fehmiu thotë që i kam dërguar 1.700 DM, por nuk kishin shkuar në destinacionin e duhur. E Fehmiu nga mllefi kishte shtuar se ose kanë me më treguar se kush i mori ose kanë me i pjellë, sepse edhe ato mjete që shkonin i merrte Rexhep Selimi, Azem Syla, Nait Hasani dhe Sokol Bashota.

​Pas këtyre situatave, unë  vendosa të mbledhi një shumë të mjeteve financiare dhe kështu arrita, falë shokëve, t’i mbledhi 5.830 DM, të cilat ia dorëzova Bacës Rifat, më dt.01.02.1997, në banesën e tij, ku e ftova edhe ish pjestarin e Grupit të Dytë, veprimtarin  Ramadan Begu.

​Një argument tjetër: vetëm dy javë para se të vriteshinkomandant Adem dhe Hamëz Jashari me familje dhe një pjesë e lagjes Jasharaj (51 martirë të familjeve Jasharaj). Adem Jashari i telefon Bacës Rifat dhe i thotë që të bisedojnë me Osman Ferizin dhe i kërkon që të kontaktojmë me ish Kryeministrin z. B. Bukoshi dhe t’i kërkojnë 30 mijë DM, sepse kishte siguruar një kanal furnizimi për armatime. Unë  takohem në Würzburg, me 22.02.1998, në bisedë e ftoi edhe ish antarin e Grupit Shaip Azemin me Kryeministrin Bukoshi dhe ia paraqesë kërkesën. Këtë shpjegim e bëra për t’i demantuar rrenat dhe demagogjitë e ish drejtuesve të LPK-së  që genjenin dhe propagandonin që ne po i financojmë njesitet e UÇK-së (Grupet Guerile).

​Pra, e gjithë kjo shpjegohet se kishim të bënim memashtrues përfid, hajdutë e diletantë!

​Gjithmonë, për hirë të opinioni të gjerë, dua të sqaroj që Mërgata Shqiptare që nga Shtetet e Europës e deri në SHBA  e Australi, nga viti 1990 kur u formua LDK-ja dhe Komisionet e 3%  ka qenë organizimi më masovik dhe më frytdhënës, që nga ngritja e vetëdijës për t’i kryer obligimet ndaj shtetit nëformim.

​Aksioni për Vetëmbrojtje në vitin 1991, ku u tubuan qindra e miliona DM, FR, Dollarë, poashtu Nëndegët dhe Degë të ndryshme të LDK-së pas sulmeve që bëheshin kundër familjeve të caktuara, si Jasharaj, e Ahmeti, në Likoshan, kanë mbledhë shuma të mëdha të mjeteve materiale dhe që deri mësot nuk bëhen transparente nga familjet, e që dua të them që dikush qëllimisht ua mbylli gojën këtyre familjeve.

​ “Gazeta e Alpeve: – Viti 1998 ka qenë vit i kthesës historike  për Kosovën. Fillimi i luftërave në ish-Jugosllavi ishte një sinjal alarmues edhe për Kosovën. Cilat ishin veprimet e Juaja dhe shokëve të idealit, çka ndërmorët në atë kohë? 

Osman Ferizi: -Vijmë  te ngjarjet  tragjike të vrasjeve dhe masakrave të Qirezit dhe Likoshanit.

​Në Familjen Jashari kishte ndodhur edhe nji sulm më 22.01.1998 për të testuar forcën e tyre reaguese, vie deri të sulmi fatal me 05.03.1998 mbi lagjen Jasharaj, ku bien për të mos vdekur kurrë  Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharaj dhe 21-antarë të familjes së ngushtë dhe pjestarë të tjerë të lagjes Jasharaj. Ishte një epope dhe ngjarje që ngriti lart solidaritetin dhe gadishmërinë për të rezistuar dhe mobilizuar, por si për habi në gjithë këtë rezistencë nuk u ndëgjua pushka as e Hashimit, as e Kadriut e as e Azem Sylës.

​Në T’pamen, që e organizoi Dega e LDK-së për Gjermani, së bashku me bacën Rifat që ishte antar i kryesisë së Nëndegës për Bajern, e  që e ftoi Sali Çekaj që të jetë gjatë gjithë kohës në Tpame, ka qenë një pjesëmarrje e madhe nga të gjitha anët e Europës.

​ “Gazeta e Alpeve: Pas përfundimit të Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe organizimit të jetës atje, cili  ka qenë angazhimi i Juaj konkretisht, si e angazhuat jetën politike e humnanitare në  Diasporë?

   Osman Ferizi:-Unë, në konsultim dhe koordinim me Sali Çekaj,  pasiqë kishte përshkallëzim të gjendjes në Kosovë, vendosa të nisëm nga fundi i prillit për në Tropojë e në koordinim me Sali Çekajn dhe Adem Ukëhaxhaj vie grupi prej 90-vetash nga dy fshatrat e Strellcit, ku në mesin e tyreishte edhe veprimtari e ish i burgosuri Shaban Avdimetaj e Hasan Zemaj. Aty  në atë pjesë të Malësisë së Gjakovës nga vëllezërit tanë jemi pritur tamam si vëllau që pret vëllaun, një mbështetje dhe solidaritet i paparë, u hapën dyert, odat dhe çdo gjë ishte në shërbim të ish ushtarëve dhe logjistikës.

​Pasiqë furnizohemi me armatime dhe me 20 pushkë snajpër nën komandën time dhe orientim e njohësit të terrenit nga luftëtari dhe atdhetari Xajë Çelaj nisemi për në Kosovë.

​Në Voksh na pritën Kapiteni dhe komandanti Adem Ukëhaxhaj (“Guri”) dhe ish eprori rezervë Sadri Lokaj. Aty na sistemojnë dhe shpërndajnë në drejtimet që ishin të parapara.

​Gjatë qëndrimit në Kosovë merremi me formimin dhe mobilizimin e Shtabeve lokale në territorin e Dukagjinit. Kemi marrë pjese në disa pika fronti që nga Prejlepi, Carrabregu dhe Lluka e Epërme.

​ Po ashtu kemi pasë një takim me eprorët ushtarakë, si,Skënder Rexhëahmetaj, Adem Ukëhaxhaj, Rrustem Tetaj,Shemsedin Çekaj për një koordinim dhe organizim më të mirë institucional, sepse egzistonte një rivalitet dhe ndjenjë e konfliktit nga ana e Shtabit të Gllogjanit. Atë botë isha pjesëmarrës në takimin e Shtabit Rajonal në Gllogjan që është mbajtur, më 25.05.1998, në mbramje, ku edhe çdo gjë bëhet sipas tekeve që i bënte Ramush Haradinaj. Shumë nga përfaqësuesit e shtabet lokale u ndanë të pakënaqur.

​ Pasiqë rrethanat e veprimit tim nuk ishin të favorshme dhe nevojat për furnizime me armë dhe municion dhe kuadri ushtarak i mjaftueshëm mungonte. Adem Ukëhaxhaj i cakton 30 veta si përfaqësues të pesë fshatrave për tëfurnizuar vijën e frontit me armë, ne u nisem më 30.05.1998 për në Tropojë dhe arrijmë në shkollën e Viçidolit, ku ishte baza e strehimit dhe furnizimit. Me vete kisha nji letër me kërkesa për Luftën  të shkruar nga Kapiteni Adem Ukëhaxhaj e drejtuar nga Sali Çekaj. Pas dy ditë të largimittim fillon një ofensivë e ushtrisë serbe dhe pikërisht me dt.02.06.1998 vritet komandanti dhe atdhetari i paepur AdemUkëhaxhaj.

​Mua më ipet urdhëri që të kthehem në Gjermani për të filluar punën dhe aktivitetin në mbledhjen e fondeve dhe gjërave të tjera për Luftën e Kosovës.

​ “Gazeta e Alpeve: Cili që aktiviteti i Juaj pas çlirimit të Kosovës nga Serbia ? A arritet, tani kuptohet pa një numër të shokëve, të vetorganizoheni për të ndihmuar Kosovën e djegur e të shkrumuar? Cilat ishin  prioritetet e Juaja  dhe çfarë ndërmorët në atë kohë dhe çfarë punoni sot ?

 Osman Ferizi:  Sa i përket veprimtarisë dhe aktivitetit në Gjermani, që nga ardhja ime më 02.02.1992 e deri më tani, veprimtaria ime ka qenë e plotë me aq sa kam pas fuqi e mendje dhe vazhdon të jetë e pa ndërprerje.

​Fillimisht, në qershor të vitit 1992, e kemi themeluar Komisionin Lokal të 3%, me veprimtarët Shemsi Hazirin, Ismet Hoxhën etj.

​Pastaj kemi themeluar Aktiven e LDK -së në këtë qytet,ku u zgjodha nënkryetar.

​Poashtu, në nëntor të vitit 1994, formojmë Shoqatën Kulturore ”Fan S. Noli” dhe po këtë vit zgjedhem unë dhe “Heroi i Kosovës”, Rrustem Bruqi, antarë të Komisionit Qendrore të 3%  për Gjermani. Aktiviteti ka qenë i ngjeshur dhe thuajse çdo wikend ishim në terren. ​

​Kemi organizuar dhe marrë pjesë në protesta gjithëpopullore, që organizonte Dega e LDK-së për Gjermani, në Bon dhe kryeqendra të tjera të EU për të internacionalizuar dhe kërkuar mbështetjen kundër shtypjes dhe terrorit që ushtronte Serbia në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare.

​Pas Luftës, sigurisht që në rrethana të tjera dhe më njëineresim më të vogël nga bashkatedhetarët tanë që na mbështetën në çdo rrethanë e që do duhet si shtet e popull të ju jemi shumë mirënjohës për gjithë ata që dhanë për Kosovën edhe gjakun e tyre. Kjo Mërgatë u solidarizua që nga mbajtja e familjeve në nevojë, të egzistimit të pushtetit paralel. Mos tëguxojmë që të harrojmë se arsimin, shëndetësinë, lëvizjet,lobimet dhe Zyrat Diplomatike, programet satelitore, dhe nëfund Luftën e Kosovës të ndarë dhe të fragmentarizuar, pa rolin dhe mbështetjen e Mërgatës nuk do të arrinim këtu ku jemi, andaj mirënjohje e përjetshme gjithë mërgatarëve tanë anë e kënd botës.

​Në shkurt të vitit 2008, në qytetin e Pfaffenhofenit, ne formojmë Shoqatën Kulturore ”Sali Çekaj”. Më këtë rast gjeta mbështetje të madhe nga bashkëveprimtarët e mij për ta pagëzuar këtë shoqatë në emrin e Heroit dhe komandantit tëparë të UÇK-së,  të madhit Sali Çekaj. Në kuadër të shoqatës veprojnë seksioni  i kulturës, ai i mësimit në gjuhën shqipe e grupi i valltarëve të fëmijëve. Aty organizohen po ashtu edhe turnire tradicionale humanitare në Futboll, ku me mjetet e grumbulluara kemi ndërtuar disa shtëpi të ish luftëtarëve të Kosharës dhe po ashtu kemi ndihmuar shumë familje skamore në të gjitha viset etnike, si edhe në Tropojë e Velipojë, Elbasan, etj.

​Personalisht për një mandat isha nënkryetar i LDK-së për Bavari pas lufte e poashtu kryetar i Aktivës së LDK-së në Pfaffenhofen.

​Në  qershor të vitit 2016, në Pfaffenhofen kemi vendosëShtatoren e Shën Terezës-Gonxhe Bojaxhut, një projekt që na bënë qytetarë të respektuar dhe me dinjitet, e në këtë projekt madhor kemi qënë së bashku me Shoqatën simotër nga Zvicra ”Sali Çekaj”.

​Poashtu, kemi financuar ndërtimin e Kompleksit Memorial  “Dr. Ibrahim Rugova” në Malaj të Rugovës.  ​

​Në vitin që shkoi, me mbështetjen tonë realizuamProjektin për Shqiptarët e Sanxhakut, për t’i zgjuar ato rrenjëtë vjetra të gjakut dhe gjenit shqiptar në organizim të ekspozitave lëvizëse me fotografi, intervista dhe dëshmi për prezencën e shqipes dhe shqiptarëve në ato treva të ish Vilajetit të Kosovës, si kryeqendër.

​Për Manastirin e ABC-së, në vitin 2010 kemi organizuarTryezën e rrumbullaket tematike.

​Poashtu, vitin që shkoi, organizuam një tryezë shumë domethënëse me temën  ”Gjurmë Shqiptare në Sanxhak”, e cila u mbajt më 07.03.2020 në Minhen, ku ishin prezentë Dr.Sylejman Uglanin, Marin Mema, Ali Daci, Ismet Azizi dhe Haxhi Lajçi, për të sensibilizuar dhe informuar bashkatdhetarët për gjendjen atje dhe për të ndihmuar atë popull që pa të drejtë po e humb gjuhën e stërgjyshërve të vet.

​Ndihma jonë do të fokusohet në përkrahjen e studentëve dhe nxënësve të shkollës  shqipe në Dacaj të Rozhajës, e cilambahet dhe jeton falë veprimtarëve shpirtmëdhenj dhe patriotë, si Ali Daci, Haxhi Lajqi e shumë të tjerë.

​Tani jam në mandatin e dytë nga 2010-ta në drejtim të Shoqatës Kulturore “Sali Çekaj”, ndërsa nga zgjedhja ime kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani, në Kuvendin e rregullt të 23.06.2019, kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe mbetem pjesë e kryesisë së Shoqatës “Sali Çekaj”.

“Gazeta e Alpeve”: Zoti Osman Ferizi, cili është  mesazhi i juaj për lexuesit tanë dhe a keni gjë për të shtuar në fund të kësaj interviste.

Osman Ferizi: Në përmbyllje të kësaj interviste dua të kërkoj nga populli dhe pushtetet që të  vetëdijesohen dhe interesin  kombëtar mos ta konvertojnë më asgjë. Ky popullndër shekuj vuajti, u presekutua, u shpërngul dhunshëm nga trojet e veta, u derdh shumë gjak për liri e pavarësi. Ne sot kemi një Mërgatë disa milionëshe të shpërndarë anë e kënd botës dhe u bëjë një thirrje që ky aset dhe potencial kombëdashës t‘i ofrohet mbështetje shtetërore e  institucionale që të shpëtoi nga një asimilim i shpejt në dy breza.  Kjo Festë e Flamurit dhe Ditëlindja e dijetarit dhe misionarit, themeluesit të Shtetit Dardan Dr. Ibrahim Rugovës dhe shenimi i 30-vjetorit të themelimit të bërthamave të para të UÇK-së, të jetë një qasje dhe bashkim i energjive dhe mendjeve tona për të mirën e kombit. Gëzuar dhe e paçim Shqipërinë dhe Dardaninë!

Gjermani-Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri, 

Nëntor 2021