Ballina Aktualitet Protesta në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës, të paktën 705 të arrestuar

Protesta në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës, të paktën 705 të arrestuar

 

Në kohën kur Rusia ka nisur luftën me Ukrainën në disa qytete ruse kanë nisur protestat kundër Presidentit rus Vladimir Putin.

Në Shën Petersburg qytetarët rusë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër luftës që Rusia po bën ndaj Ukrainës.

The Guardian raporton se të paktën 705 persona janë arrestuar sot në protestat që janë zhvilluar në 40 qytete ruse.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe pamje të protestave që kanë nisur në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën duke e goditur në 3 fronte; Lindja, Veriu dhe Jugu me sulme nga ajri.