Kur flasim për një person të suksesshëm, ne zakonisht flasim për dikë që ka miliarda në llogarinë e tij bankare, apo dikë që drejton një komb të tërë.Por nëse i pyesim po këta njerëz se çfarë është një idivid i suksesshëm, shumë do të përgjigjen se këto arritje nuk janë pikërisht çfarë i bëjnë të ndihen të plotësuar.Miliarderi Richard Branson beson se suksesi lidhet me lumturinë.Edhe pse pasuria e Branson, themelues i Virgin Group, vlen rreth 5 miliardë dollarë, ai e lidh suksesin me përmbushjen personale.“Shumë njerëz e masin suksesin e tyre nga sasia e parave që kanë në bankë apo njerëzit me të cilët shoqërohen,” shkruan ai në LinkeIn.
“Në mendimin tim, suksesi i vërtet është i barabartë me sa i lumtur je.”Bashkëthemeluesja Arianna Huffington thotë se paratë dhe fuqia nuk mjaftojnë.Huffington thotë se ne e mendojmë suksesin në dy paralele: para dhe fuqi, por duhet të shtojmë diçka të tretë.“Për të jetuar jetën që duam dhe meritojmë, dhe mos të mjaftohemi me atë që kemi, a nevojitet një Vlerë e re,” ka thënë ajo për Forbes, “një njësi matëse e re e suksesit që shkon përtej parave dhe fuqisë, e përbëta nga katër shtylla: mirëqenie, mençuri, kënaqësi dhe dhënie.
”Së bashku, këta faktorë ju ndihmojnë të kujdeseni për jetën tuaj psikologjike dhe ju ndihmojnë të jeni të suksesshëm.Investitori Mark Cuban thotë se nuk na nevojiten paratë për të qenë të lumtur.Miliarderi Cuban ka një mendim më të thjesht për suksesin.
Në një intervistë për Steiner Sports, ai tha:“Për mua sukses do të thotë të zgjohesh në mëngjes me një buzëqeshje në fytyrë, duke ditur që ka për të qenë një ditë fantastike. Unë isha i lumtur dhe ndihesha i suksesshëm kur isha i varfër, duke jetuar me djem në një apartament me tre dhoma, ku flinim dhe në dysheme.”Investitori legjendar Warren Buffet vlerëson marrëdhëniet mbi gjithçka.Me një pasuri që kap vlerën e 77.4 miliardë dollarëve, Buffett është njeriu më i pasur në botë, pas Bill Gates. Por pavarsisht kësaj, ajo çfarë ai mendon për suksesin nuk ka të bëjë me paratë apo famën.
Në një mbledhje vjetore të kompanisë që Buffett drejton, Berkshire Hathaway, ai ishte shprehur: “Unë e masë suksesin me numrin e njerëzve që më duan.”Autoria e njohur Maya Angelou beson se sukses do të thotë të pëlqesh punën që bën.Poetja e shquar, e cila u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare në vitin 2014, la pas grumbuj librash dhe një mori me aforizma.Gjykimi i saj për suksesin është ndër më të mirët: “Sukses është të pëlqesh veten, pëlqeni atë që bëni dhe si e bëni.
”Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates thotë se suksesi ka të bëjë me ndikimin tonë në shoqëri.Gates është personi i dytë më i pasur në botë, me një pasuri rreth 86 miliardë dollarë. Për të suksesi ka të bëj me marrdhëniet që krijojmë gjatë jetës dhe të lënit pas një trashëgimi.I pyetur për përkufizimin e tij për suksesin, Gates u shpreh:“Warren Buffett ka thënë gjithmonë se matja e suksesit lidhet me njerëzit që të duan dhe janë të lumtur kur janë rreth teje.”Ai shtoi: “Është gjithashtu e mirë të ndjesh se po bën një ndryshim, duke krijuar diçka, duke rritur fëmijë apo duke ndihmuar persona në nevojë.”