Dekretet e presidentit rus, Vladimir Putin për njohjen e pavarësinë territoreve të kontrolluara nga rebelët “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut”, të Ukrainës, parashikojnë që forcat e armatosura ruse “do të kryejnë funksione paqeruajtëse” atje.
Korrospodenti i Guardian në Moskë, Andrew Roth, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar trupat ushtarake që të futen në dy rajonet e Ukrainës që shpallen sot pavarësinë me mbështetjen e Rusisë.
Ai ka thënë se “Rusia është duke okupuar zyrtarisht regjionin e Donbasit në Ukrainë”.
Dekretet nuk specifikojnë se çfarë mund të thotë kjo, por ekspertët në Ukrainë dhe Rusi kanë argumentuar se Putini tani mund të dërgojë zyrtarisht trupat ruse në zonat rebele të Ukrainës lindore.
Moska ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë se ajo tashmë ka trupat e saj në dy republikat e vetëshpallura.