Ballina Enciklopedi Risia e “Instagram”-it që do t’i bëjë postimet në ‘story’ më interesante

Risia e “Instagram”-it që do t’i bëjë postimet në ‘story’ më interesante

 

 

“Instagram” po prezanton një mënyrë të re mjaft interesante që njerëzit të ndërveprojnë me ‘stories’.

Duke filluar nga sot, mund të dërgoni një pëlqim privat kur dikush ndan një imazh ose video që të bie në sy. Më parë, mënyra e vetme për t’iu përgjigjur një ‘story’ ishte ose t’i dërgonim personit që ka postuar një mesazh të drejtpërdrejtë ose një reagim me ‘emoji’-t. Në secilin rast, përgjigja shfaqej në DM-të e tyre.

Megjithatë, pasi të keni akses në risinë e “Instagram”-it, do të gjeni një ikonë të re të zemrës që ndodhet midis opsionit “Dërgo mesazh” dhe ikonës së aeroplanit. Nëse vendosni t’i dërgoni dikujt një “Pëlqim të ‘story’-t”, ajo do të shfaqet në listën e shikuesve.

“Ideja këtu është të sigurohemi që njerëzit të mund të shprehin më shumë mbështetje për njëri-tjetrin, por edhe të pastrojmë pak DM-të,” tha Adam Mosseri, kreu i “Instagram”. “Mesazhet janë një prioritet kyç për ne, dhe një pjesë e madhe e kësaj është fokusimi në DM-të mes jush dhe njerëzve që ju interesojnë.”

“Instagram” shpesh shton veçori të vogla por të dobishme si kjo. Vjeshtën e kaluar, për shembull, kompania shtoi opsionin për të fshirë imazhet dhe videot nga një postim me ‘slide’. Pëlqimet e ‘story’-ve nuk do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si e përdorni “Instagram”-in, por është padyshim një shtesë e mirëpritur.