Ballina Kulturë DIPLOMACI SHTERPE

DIPLOMACI SHTERPE

 

 

Nga Neki LULAJ

 

Çuditërisht

këtij shekulli po i vje era luftë, skëterrë, tmerr

Ajrit po i vjen era barot

Tokës po i vjen era gjak

Arsyes po i vjen era genocid që vdekje mbjell.

 

Servilët e mashtruar ne uniforma

Koten  të mbërthyer në një koracë të rrallë

Gulfat e ujit ju rrjedhin mbi rroba

Në llogoret e vdekjes duket roja

Në acarin me fërfëllazë, me borë e  baltë.

 

Demonët e zinj

flenë mbi harta me gërsherë në dorë.

E mbarë njerëzia e globit

Në mes ëndrres dhe zhgjëndrrës.

Dridhen

nga frika nga kryeneçësia që të mallkon.

 

Po mashtrohet bota me gënjeshtra shekullore

Po e lëmojnë globin me shputa ariu

Me gërshërë leshi.

Më prangat që të mbeten mes dore.

 

Po druhem shiut acidik në hapësirë

shoh zogjtë në fluturim.

Iu përvëlohen krahët

Po iu këputen gishtërinjtë e shpresës

 

Dhe rrëzohet dita që sjell ardhmërinë.