Trajneri i Arsenali, Mikel Arteta, ka thënë se Kieran Tierney ishte futbollisti që duhej ta merrte shiritin e kapitenit, dhe kjo ishte arsyeja pse Granit Xhaka e refuzoi atë.
Në fitoren e sotme të Topçinjve ndaj Brentfordit, në minutat e fundit të ndeshjes, siç u pa nga kamerat, Xhaka e refuzoi shiritin e kapitenit kur iu dha nga Eddie Nketiah. Por trajneri spanjoll thotë se reprezentuesi zviceran i tha Nketiah t’ia jepte Tierneyt.
“Sepse ishte për Kieran. Kieran ishte i radhës dhe kjo është arsyeja pse”, deklaroi Arteta për Sky Sports.
I pyeti nëse Nketiah mori udhëzime të gabuara, ai ka thënë: “Ndoshta Eddie nuk e mori siç duhet udhëzimin dhe Graniti i tha se duhej t’ia jepte Kieranit. Kjo është e tëra”.