Ballina Aktualitet U dridhë mali, polli miun!

U dridhë mali, polli miun!

 

Nga Agron Shabani

Siç e kemi cekur shpesh, në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: të urtit, të  mençurit (diturit), trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës së lirisë individuale e kolektive, dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”
 Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit, si dhe të diturit ose të mençurit, jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karrierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje të ndritur ose pjellore!
Është interesante dhe jo pak e befasishme se si ata ose disa prej tyre që i thonë vetit bashkëpunëtor të Ibrahim Rugovës, i harruan ose nxorën jashtë ligjit ose etikës së tyre intelektuale dhe profesionale, fjalët lapidare ose emblematike të Dr. Rugovës kur tha dikur se: ‘ shkrimtarët dhe ushtarët janë gjithëmonë pranë tokës.’ Kështu mendonin dikur edhe Platoni, Aristoteli, Hegeli, Shopenhaueri, dhe shumë të tjerë.
Kjo do thotë se dikush mund të jetë edhe president (presidente), kryeministër (kryeministre), kryeparlamentar (kryeparlamentare), kryediplomat (kryediplomate) etj…Por, politikan ose diplomat të gabuar, joprofesional, jointelektual ose jointelegjent.
Kështu që edhe njohja e patentshoferëve të Kosovës nga filan shteti ose fistek pushteti ose qeveria europiane, nga ana e politikës dhe diplomacisë kosovare, bëhet lajm ose kryelajm në Kosovë.
Kjo për t’i fshehur, mbuluar ose retushuar gafet ose gabimet e vazhdueshme kolaterale ose multilaterale të kryediplomates Gërvalla, kryeministrit Kurti, presidentes Osmani etj. E sidomos të qeverive ose pushtetëve të kaluara ose paraprake.
Por, ia që disa “kasnec”, “ciceron”, papagaj ose anonimus agjitues ose propagandistik, përditë u thurin vjerasha (poezi), diturame, antologji ose elegji kryeministrit Kurti, presidentes Osmani, kryediplomates Gërvalla etj.

Në kohë krizash ose fatkeqësishë të ndryshme individuale dhe kolektive, të flasësh ose të shkruash mbi poezinë, artin, kulturën, letërsinë, politikën e lartë ose diplomacinë, është makabritet dhe naivitet i madh, ose një akt i shëmtuar., do thoshte dikur filozofi  dhe sociologu i shquar gjerman, Theodor Adorno i cili në bashkëpunim me mikun dhe kolegun e tij gjenial, Max Horkheimer; në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit”, asokohe i bën të qarta dhe tepër transparente shkaqet ose motivet e ndryshme iracionale, makabre ose groteske të fatkeqësive ose katastrofave të ndryshme njerëzore, kulturore, qytetare, politike, diplokatikr etj.

Ata gjetën ose zbuluan në këtë kontekst një ndër shkaqet themelore ose ambivalente, në konceptin e arsyes instrumentale ose arsyes subjektive.
Në këtë frymë, Adornoja dhe Horkheimeri, në kuader të “Dialektikës së Iluminizmit” në radhë të parë kishin për qëllim përshtatjen ose aklimatizimin e njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive).
Ishte pra një tendencë ose tentativë e njohur skolastike dhe metaestetike e filozofëve ose përfaqësuesve eminent të Shkollës Elitare të Frankfurtit për një zhvillim ose proces evolutivë dhe çmitizues të atyre shkaqëve, indikatorëve ose predikatorëve të ndryshëm determinant ose paradigmatik, të cilët e prodhojnë të kundërtën e tyre. Një mitizim ose iracionalitet tjetër të ri, akoma më të qëndrueshëm, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa ai i pari. Atë të arsyes instrumentale ose asaj subjektive.
Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi kritik në raport me iracionalizmin. Në pasuesin që flet për “industrinë kulturore, politike dhe diplomatike” në raport me konceptët borgjeze, skllavopronare, absolutiste ose aristokratiko-klerikaliste të “kulturës masive”, e sidomos asaj etatisto-egalitariste, ku tharja, përthithja, fosilizimi, intstrumetalizimi, klanizmi, uzurpimi, monopolizimi, relativizmi dhe konsumimi i edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike, gjegësisht, reduktimi, unilateraliteti dhe monodimensionalteti i tyre, shihen si rrjedhojë ose pasojë e një sundimi (administrimi) të egër dhe tepër negativë nga ana e autoritetit (pushtetit) ose totalitetit social dhe politik, në funksion të logjikës së fitimit dhe mashtrimit te vazhdueshem ose permanent, në mundësinë e njohur bizantine, ortodokse ose heterodokse, për t’iu përgjigjur ligjëve, trendëve, standardeve, nevojave ose kërkesave të ndryshme sociale, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike, tregtare, kulturore, ekonomike dhe të tjera të shtetit dhe shoqërisë, me anë të eksplatimit (shfrytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit, si dhe të shitjes, lecitacionit ose ankandizmit te tyre në “tregun global të vlerave dhe kapitalit botërorë ose kontinental”! (…)
Duke prodhuar ose fabrikuar njëkohësisht ” politikë ose diplomaci” funebre me kompozime dhe instrumente autoritare, makabre ose totalitariste, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin, si dhe me kodin dhe unitetin e njohur etik dhe metestetik.
Dhe, aq më pak me kodin dhe unitetin e njohur teorik dhe praktik si dhe me “orkestrën” ose “kompozicionin” e marëdhënieve, raportëve ose konstelacionëve të njohura botërore ose ndërkombtare.
U mor vesh se rasti i politikës së sotme ose diplomacisë kosovare, është një shembull ose ilustrim i qartë se si hedonizmi, alkimizmi, fetishizmi ose utopizmi i njohur politik ose diplomatik, patjetër çojnë në degradim ose në një regresion të përgjithshëm ose total. Duke i kontribuar kështu përforcimit të vazhdueshëm ose permanent të “interegnumëve strategjike” ose “status quove” të ndryshme ushtarake, politike, diplomatike dhe të tjera në raport me Serbinë ose dikë tjetër, si një “fat i paevitueshëm” ose “permanent” për Kosovën dhe shqiptarët!

Ndërkohë që substituimi ose zëvendësimi aparent, atavist ose transparent i një “modeli, koncepti, narrativi” ose diskursi të pushtetit (qeverisë), politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare, me një “model, koncept, narrativ ose diskurs tjetër” në kuader të një politike dhe diplomacie komerciale, karieriste, profiteriste, klanore, tribale, rurale ose provincialiste në Kosovë, në të vërtetë janë vetëm recidivë ose një riprodhim i  vazhdueshëm ose sistematik i po atyre marëdhënieve, raportëve, makinacionëve, instrumentëve, kthetërave, fiksioneve ose dogmave të njohura autoritare dhe totalitariste që i ruajnë dhe trashegojnë aparatin dhe metodat e njohura të pushtetëve ose qeverive të mehershme në esencën (substancën) ose tërësinë e tyre.

Në të kundërten, vetëm ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve.
Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar, nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër. (Stefan Zweig)
Se këndejmi, ajo që i bën të shoqërueshëm ose koperativ politikanët ose diplomatët e
e ndryshëm shqiptar ose kosovar me të tjerët, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë ose izolimin së bashku me paditurinë dhe vetveten e tyre në to.
Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhën poligon ose ‘arenë e gladiatorëve” të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik, të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetësh ose simbolësh instiktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndërrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar nè Kosovë.
Politika dhe diplomacia kosovare, duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të re konstruktive dhe pragmatike të marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare.
E jo duke qenë gjithëmonë epigone ose recidiviste e një politike ose diplomacie unilaterale ose monologjike (bla-bla-bla ose tra-la-la!) që i zhvatët ose nënshtrohet vazhdimisht diktatit (“ultima ratio” ose “urbi et orbi”), monopolit, llupës ose tutelës së huaj përsa u përket kompromisëve ose koncesionëve të vazhdueshme ndaj Serbisë.
Duke i ngjarë kështu politikës ose diplomacisë së beduinëve të shantazhuar, inkriminuar dhe korruptuar deri në fytë, që penetrojnë ose frekuentojnë (si në “sfilatë mode”) sallonëve, paradhomave (koridoreve) ose kancelarive të huaja, pa ditur, menduar as reflektuar kurrë mbi shkaqët dhe pasojat e politikës dhe diplomacisë së tyre fatale ose katastrofale!
Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute mbi Vjosa Osmanin, Albin Kurtin,  Glauk Konjufcen, Xhevat Sveçlen, Donika Gërvallen, etj..por, vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative.

Dhe, aq më pak për “heronj”, “kalorës” ose “gardian” të ndryshëm “shtetror” ose “nacional” ose “qeveritar”të tipit, modelit ose profilit të njohur partizan, revolucionar ose bolshevik, të cilët, menjëherë vejnë dorën në brez ose revole, apo e shpifin, linçojnë, pamundësojnë dhe pushkatojnë publikisht ose fizikisht, sapo dëgjojnë dhe mësojnë për emrin dhe mbiemrin e një rivali ose kundërshtari të tyre.

E dyta: Lufta e Dytë Botërore, ka përfunduar tani para me shumë se 75 vitëve.
Edhe vet shteti dhe kombi (populli) gjerman, janë distancuar dhe i kanë denuar aktët e njohura militariste dhe të tjera të ‘Führetit’ dhe Reichut të Tretë Gjerman-gjatë Luftës se Dytë Botërore. Me kaq, është kryer muhabeti për antinazisten e madhe, Donika Gërvalla dhe kampin (bllokun) e njohur proletar, revolucionar, antifashist ose internacionalist në Kosovë dhe gjithandej. Pikë.
Është e vërtetë e pamohuar dhe absolute se shqiptarët janë bashkuar si shtet dhe si komb vetëm njëherë….Nga viti 1939 dhe deri në vitin 1945. Apo, jo!?
Se këndejmi, liri në art, liri në kulturë, letërsi dhe informim, liri, drejtësi dhe barazi në punë, karierë ose profesion, liri në familje, liri në popull (komb), shtet dhe shoqëri etj…këto janë ato qëllimet, motivet, idealet dhe vizionet e shumëfishta ose kryesore për të cilat ia vlen të luftohet, vdisët dhe sakrifikohet.
Në politikën dhe diplomacinë kosovare, si zakonisht, çështjet ose problemet e vogla shtetërore, nacionale, qytetare ose poliike, gjithëmonë flasin me zë të lartë (si rasti patentshofereve), ndërsa problemet e mëdha ose kardinale ( siç është fati i luftës dhe komandantëve të njohur të UÇK-së në Den Hagë, dialogu me serbët,si dhe shumë çështje dhe aspekte të tjera me rëndësi kolaterale dhe multilaterale)- heshtin ose presin në radhë sallonëve, koridorëve ose kancelarive të huaja!
Sidoqoftë, nesër është tepër vonë për të jetuar, punuar dhe menduar vetem sot.

Ne jetojmë sot..për çastin ose momentin. E djeshmja i përket të së kaluarës, ndërsa e nesërmja të së panjohures.

 Në të kundërten, të të ashtuquajturit shteti dhe pushteti kosovar, në “esencën” ose “substancën” e tyre i ngjajnë “kullës” së dikurshme të Babilonisë ku krahu i djathtë i saj nuk dinte kurrë se çka (çfarë) mendonte dhe punonte (vepronte) i majti ose anasjelltas.
Kosovës i mungojnë boshti kurrizorë, ose elementët (instrumentët) kruaciale, esenciale ose bazike për të qenë shtet i pavur, sovran dhe integral e funksional në kuptimin e plotë të fjalës.
I mungon industria ose ekonomia e njohur stabile, rentabile ose bazike e cila do duhej t’i mbulonte sëpakut 2/3 e buxhetit të përgjithshëm shtetërorë ose nacional, i mungon kombi ose populli i saj shtetformues ose konstitucional, i mungojnë anëtarësimet e saj në OKB-s, UE-s, Nato si dhe në mekanizmat ose instiucionët tjera (relevante) ndërkombtare, i mungon valuta dhe banka e saj nacionale, i mungojnë rezervat e arit, xhevahirëve ose diamantëve si garantues kryesorë të borxhëve të brendshme dhe të jashtme, i mungojnë akcizat ose kambialet, i mungon ushtria e rregullt (aktive) dhe profesionale së bashke me gjinitë dhe akademitë e njohura ushtarake, Kosovës i mungojnë liria, autonomia, eksluziviteti, autenticiteti, validiteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i saj në politikën e brendshme dhe të jashtme.
Me fjalë tjera, Kosovës i mungon shumëçka ose gjithëçka.
 Por, jo edhe demagogët ose hipokritët e ndryshëm institucional, funksional, politik dhe diplomatik, të cilët edhe përmes vrimës së gjilperës, i shohin “arritjet dhe rezulatët” e tyre politike, diplomatike etj.
Qoftë kjo edhe përmes “patriotizmit ose ideologjisë” së importuar shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, sociale, fetare, kulturre, historike, gjeografike etj.
Ideologjia e importuar shtetrore, nacionale, politike etj., sipas Adornos, Marcuzes, Formmit dhe Horkheimerit, është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar, i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike, dhe për Adornon “tërësia është false” ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e mbështetur ose bazuar në mëshirën ose lëmoshën e huaj.
Arsyeja e kontraditore e kësaj “formule” qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetrore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep të drejtë impulsit të kundërt të reagimit që përmban kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, materiale, historike, dialektike etj.
Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër- kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale ose politike.
Kjo për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarake (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik kosovar (sidomos mediat e shkruara dhe eletronike), shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar.
E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një “dialektike” identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.
 Ndonëse, përmes shtresave ose kategorive me të larta intelektuale, kulturore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë, bëhët pasqyrimin, deshifrimi, deskriptimi, prezantimi dhe interpretimi i një sistemi dhe pushteti politik së bashku me rendin e tij kushtues ose juridik, si dhe i aspiratve ose interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, strategjike dhe të tjera të një shteti dhe populli (kombi) të tërë.
Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës!

Kosova dhe shqiptarët, të “korrurat dhe të vjelurat” e “liderëve, politikanëve, ose diplomatëve profesional, intelektual ose intelegjent” tani e me tepër se 22 vite rrjesht, gjithëmonë i kanë parë­ dhe përjetuar me ankth, stres ose pasiguri të madhe objektive dhe subjektive.
Si për të mos u mjaftuar me kaq, kanë lansuar dhe përçuar idenë përverse, paradoksale, reaksionare dhe anakronike mbi “papusët”, “guenonët”, “okultistët” ose “liderët e pazëvendësueshem” ose “historik” si dikur…Sikur të ishin faraon, profet ose pejgamer e jo politikan ditor ose periodik.
Kjo ndodhë, sepase akteret ose protagonistët e njohur të elitës së lartë shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur. Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, informative ose politike të Kosovës që shquhej e karakterizohej dikur me një shpirt të pasur hulumtues, skrupuloz dhe patiotik, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botën dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendenca të
ndryshme meskine, retrograde, infantile dhe patologjikë për të prezantuar ose interpretuar lirinë (çlirimin), drejtësinë, barazinë, shtetin, pushtetin, sovranitetin, integritetin ose pavarësinë e Kosovës si “gjetje”(zbulim) dhe meritë eksluzive ose eksplicite të filan liderit ose fistek politikanit ditor ose periodik!
Dhe, kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë propagandistike”, apo politike dhe diplomatike.
Mbase, kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
E sidomos aty (në Kosovë) ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin, pushtetin, politikën ose diplomacinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarève, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne, eksplikative ose insubordinuese, duke iu përshtatur në një masë të madhe ideologjisë sundimtare ose dominuese.
ASh