Ballina Aktualitet Debat mbi masa lehtësuese për koronavirusin

Debat mbi masa lehtësuese për koronavirusin

 

 

Përballë rritjes më të ngadaltë të numrit të rasteve me korona, landet federale duan të marrin në konsideratë lehtësimet e para të masave mbrojtëse.

Përballë rritjes më të ngadaltë të numrit të rasteve me Corona, Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në Këshillin Federal, Bundesrat se parashikimet shkencore tregojnë se kulmi i valës së infektimeve po afrohet. Ai la të kuptohet për një fazë të parë të hapjes pas takimit të radhës midis landeve federale dhe federatës, më 16 shkurt.

Lehtësimi i mëtejshëm mund të pasojë në pranverë, tha Scholzi. Ministria e Shëndetësisë iu referua një vlerësimi të Institutit Robert Koch se ka një ngadalësim të rritjes, por ende nuk është arritur kulmi i valës së pestë.

Incidenca kombëtare shtatëditore ka vazhduar të rritet dhe tani ka arritur 1472. 240.172 infektime të reja u raportuan në harkun e një dite, me një rënie nga një javë më parë për herë të parë prej një kohe të gjatë. Sipas RKI, incidenca e shtrimit në spital është rritur në 6.46. Kjo vlerë tregon se sa njerëz për 100.000 banorë janë shtruar në spital në një javë për një infeksion Corona. Sipas lajmeve të fundit, në njësitë e kujdesit intensiv ndodhen 2360 persona me koronavirus, rreth gjysma e atyre të shtruar në fillim të dhjetorit 2021.

aud (dpa, dlf)