Ballina ED/OP Pis shtet…!

Pis shtet…!

 

 

 

Shkruan: Prof. Dr. Arbër Çeliku

    Kontratat në vepër nga Komuna e Tetovës janë vetëm maja e Ajsbergut në këtë pis shtet; disa persona që ishin në listën aty, së paku, kanë edhe dhjetra kontrata të tilla nëpër institucionet e tjera komunale dhe shtetërore, përveç rrogave të tyre nga buxheti i shtetit…
    Në këto lista përfshihen akademikë, intelektualë, gazetarë e deri te njerëzit e nëntokës, të parët paguhen për të propaganduar, të fundit për të kyçur gojën e fjalës së lirë.
    Nëse ka mbet ndonjë gazetar me etikë, le t’i rreket hulumtimit të këtyre rasteve në përputhje me Ligjin për qasje publike të informacionit, që opinioni publik të shohë çfarë dinozaurësh fshihen pas institucioneve komunale e publike, kurse qytetari i rëndomtë ta kuptojë se si abuzohet me votën e tij, djersën dhe gjakun, në emrin e patriotizmit, flamurit, shqiptarizmit.

Pis shtet, por edhe pis milet …