(Nga poeti Neki LULAJ për heroinën Ylfete HUMOLLI)
Ti nuk e deshe duvakun e nusërisë.
Po kërkove krismat e pushkës së lirisë
Kush i shembi mitet më bukur si ti.
Kush u bë theror për shqiptari.
Ti u murose në ngrehinat e trimërisë,
vajza e babës shqiponjë e maleve
At ditë shinat e hekurudhës pa mbarim
Hapën sytë e shkronjave si palët e valëve.
I shtrënguan dhembët fort gjer një dhimbje
Nga britma librat qanë qanë pa pushim.
Pranverat s`paten lule në lulëzime
Se krismat e mortit ndalën atë ditë.
Ti ishe vajza e bukur e gjyshes Norë
Ti ishe mbesa e nënës Shotë.
Herë Norë Kelmendi, herë si shqiponjë.
E herë Shotë Galica që koha e kujton.