Ballina Histori Dekorohet mësuesi Mustafë Koka dhe zbulohet pllaka përkujtimore në afërsi të Prizrenit,...

Dekorohet mësuesi Mustafë Koka dhe zbulohet pllaka përkujtimore në afërsi të Prizrenit, aty ku ra në pritë bashkë me bashkëveprimtarët të prirë nga Hasan Ali Remniku

 

 

 

Falë aktivitetit të kryesisë së shoqatës “Kosova për Sanxhakun” për nderë të 70 vjetorit të rënies  nga Presidenti Ilir Meta u dekorua dëshmori Mustafë Koka, dhe u zbulua pllaka përkujtimore buzë shtratit të Lumbardhit të Prizrenit te vendi Karapotok, aty ku u likuidua me bashkëshorten Rabijen, së bashku me strategun Hasan Ali Remnikun dhe luftëtarin e dëshmuar Agush Hazirin me bashkëshorten Qibrijen.

Me rastin e 70 vjetorit të rënies së veprimtarëve të fundit kundër shtetit Jugosllavë, kryesia e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” përkatësisht, anëtari i kryesisë, historian Dr.sc Parim Kosova dhe kryetari i shoqatës Mr. Ismet Azizi dolën me iniciativën për shënimin e këtij përvjetori.

Së pari nga z. Parim Kosova pas një takimi pune me z. Ismet Azizin, u dha propozimi për shënimin e këtij përvjetori së paku me vendosjen e pllakës përkujtimore te vendi i quajtur Karapotok pran shtratit të Lumëbardhit të Prizrenit aty ku në vitin 1951 ranë në Altarin e Lirisë pesë dëshmorët atdhetar, nga njësitet e shtetit jugosllave.

Pas një kontakti me drejtorin e shkollës së Remnikut të Vitisë z. Përparim Avdiu u organizua një takim me nipin (juristin HasanAliu nënkryetar i Komunës) e dëshmorit Hasan Ali Remnikut në Prizren, pikërisht në vendin ku ishte zhvilluar akti sublim, sot pjesa e fillimit të oborrit të restorantit “River Hils” dhe u arrit pajtimi me pronarin e restorantit z. N. Krasniqi për vendosjen e pllakës përkujtimore për dëshmorët Hasan Ali Remniku, RabijeZeneli – Koka e cila ishte shatë zëne, Qibrije Alidemaj-Haziri, Mustafë Koka dhe Agush Haziri të gjithë nga regjioni i Gjilanit.

Ndërkohë z. Ismet Azizi, i shkroi një kërkesë kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, për ndarje mirënjohjeje apo dekorimi nga Komuna për mësuesin Mustafë Koka i cili së bashku me  bashkëshorten e tij Rabijen shatë zëne ra dëshmorë më 10 tetor të viti 1951, pasi që tashmë pas  vrasjes së dy eprorëve-oficerëve të UDB Jugosllave, nuk i kishte mbetur më vend, përveç të largohet në shtetin amë Shqipëri. Kryetari i Komunës Lutfi Haziri me këtë rast, pas propozimit të marr dha  premtimin se çka është e mundur edhe do të bëhet në këtë drejtim. Pra përveç që u mor vendimi me familjarët e Hasan AliRemnikut, për vendosjen e Pllakës përkujtimore, madje nipi i tij jurist i cili e mban edhe emrin e dëshmorit Remniku i morri përsipër që të gjitha shpenzimet do t’i mbuloj familja e tij, në ndërkohë erdhi dhe miratimi i propozimit për dekorimin e mësuesit Mustafë Koka nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta pas kërkesës zyrtare të z. Lutfi Hazirit.

Më 9 tetor në Gjilan në zyrën e kryetarit të komunës LutfiHaziri, nga Republika e Shqipërisë erdhe delegacioni në krye me ambasadorin Flamur Gashi dhe këshilltari i Presidentit z. TediBlushi , ku me këtë rast mësuesit dëshmorë Mustafë Koka iu nda dekorata (Post mortum), me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”.

Të nesërmen në prani të një numri të kufizuar për shkak të pandemia Covit 19 të anëtarëve  familjeve Remniku, Agushi, Koka dhe veprimtarëve nga mbarë hapësira shqiptare në vendin ku në Altarin e Lirisë ranë pesë dëshmorët atdhetar u zbulua pllaka përkujtimore kushtuar këtyre dëshmorëve.

Me vendosjen e kësaj pllake përkujtimore, Prizrenit të lashtë, qendrës kulturore dhe shtetërore të Shqipërisë iu shtua edhe një vend  ku  do të përkujtohen dëshmorët e rënë, të cilëve edhe sot nuk iu dihet varri.

Gjatë referimit profesori Kosova tha:

“Fundi i Luftës së Dytë Botërore i gjeti shqiptarët të përçare nga se ideologjia pansllaviste  titiste kishte  filluar të zë rrënjë në disa brigada të ashtuquajtura partizane, kështu që numri më i madh i idealistëve, patriotëve të devotshëm që i qëndruan besnik programit kombëtarë shqiptarë edhe të Lidhjes së Prizrenit, vazhduan qëndresën heroike pas luftimeve të përgjakshme në të gjitha anët e Kosovës, dhe viseve tjera shqiptare nën okupimin jugosllav, ku sipas dëshmive historike besohet se 48. 200 shqiptarë janë të vrarë. Okupatori serbo jugosllav mendoj se i qëroi hesapet njëherë e përgjithmonë me shqiptarët dhe tani me ri okupimin e tretë të Kosovës dhe viseve tjera do të arrijnë t’i dëbon njëherë e përgjithmonë nga Kosova martire. Pikërisht në vitin (1951) më fat të zi të shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore, filloi të zbaton programin për shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi duke shpikur nocionin për regjistrimin e shqiptarëve për turq që me pas ma lehtë  për rregullimin e dokumentacionit për t’i shpërngulur në Republikën e Turqisë dhe , pikërisht në këto vite , përkatësisht një vit më parë arritën ta eliminojnë edhe fizikisht tribunin e popullit mulla IdrizGjilanin, të cilin edhe e dogjën për së gjalli, arritën ta likuidojnë në vitin 1950 juristin atdhetar prizrenasin Ibrahim Lutfiu, i cili ka qenë prefekt i Mitrovicës gjate Luftës së Dytë Botërore. Ai mbante lidhje me konsullatën e Turqisë dhe atë të Anglisë në Shkup (të cilët i informonte mbi barbarit e shtetit jugosllavë ndaj shqiptarëve). Edhe këtij patrioti ja zhdukën kufomën.

Me vrasjen e tribunëve të popullit Mullah Idrizi dhe Ibrahim Lutfiu dhe vite më parë 1946 kemi largimin luftëtarëve të rezistencës kombëtare drejt Greqisë, të udhëhequr me z. HysenTërpeza, që është i regjionit tuaj, qoftë me MuharremBajraktarin, që është i zonës sonë, këto formacione u tërhoqën drejt Evropës demokratike. Në Kosovën shqiptare mbeti njësiti i fundit i armatosur, që gjendej ne regjionin e Gjilanit. Të udhëhequr nga luftëtari i dëshmuar Hasan Ali Remniku.

Formacioni nacionalist i zonës së Gjilanit bëri përpjekje, arriti madje edhe të eliminon edhe mjaft  shërbëtor, madje edhe zyrtarë më të lartë të UDB-ës dhe KOS-it jugosllav. Pasi që e panë se qëndresa e mëtejshme është e pamundur, sipas dëshmivedhe historianit Muhamed Pirraku, Hasan Remniku do të vendos që këta dëshmorë t’i përcjell për në Shqipëri ndërsa vetë do të kthehet pas dy jave për të vazhduar qëndresën. Mirëpo UDB (jugosllave) komuniste kishte gjetur bashkëpunëtoret e vet, dhe pikërisht kishte arrite që në grup të fusin edhe disa bashkëpunëtor të vet, e këta arritën përmes Bresalcit, në drejtim të zonës së Ferizajit nëpër zonat malore kaluan në Kabash të Prizrenit dhe si rrugë më të shkurtër dhe më të përshtatshme e kishin këtë grykë në mes fshati Vrbiçan që banohej aso kohe me serb dhe fshatin Novoselan që banohej me torbesh. UDB ja i kishte mobilizuar gjithë aktivistët për gjatë kësaj vije, dhe qëllimi ishte që në momentin kur ta kalojnë shtratin e Lumbardhit të Prizrenit ku kishin hapur gropa për bashkëpunëtorët e tyre që të futen në to në kohën dhe në sinjalin e dhënë kishin vendosë edhe prizmën për ndezjen e reflektorëve, dhe pas ndezjes pjesëtaret e UDB të cilët tashmë ishin të sprovuar për eliminimi e shqiptarëve në prita të tilla, qëllojnë me breshëri të armëve automatike dhe mitralozave, me këtë rast ngelin të vrarë trimat tanë, me përjashtim të zonjës Rabije e cila sipas dëshmive të dëshmitarëve në pleqni të thellë të cilët kanëmarrë pjesë në këtë aksion ajo nuk ka dhënë shpirt menjëherë dhe ka kërkuar ujë, dhe me zotin Hasan Aliu dhe pronarin kemi ra në dakord që këtë krua të cilin e kemi këtu (pranë Pllakës përkujtimore) ta ndërtojnë dhe besoj se do të quhet “ Kroni i Rabijes”.

Këta nacionalist, arriti t’i dekoroj edhe presidenca e Republikës së Shqipërisë, e shpresoj se së shpejti edhe presidenca e Republikës së Kosovës do t’i dekoroj dhe ky vend nga dita e sotme të shndërrohet në njërën prej pikave referuese, dua të them gojë hapur që Hasan Aliu, mësuesi Mustafë dhe të tjerët kanë lënë pas veti nacionalist të dëshmuar. Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më së shumti vizitohet nga banorët e regjionit të Gjilanit dhe nga vet qyteti i Gjilanit. Dhe këta dhe vizitorë të tjerë tani e tutje do të vizitojnë edhe këtë vend të shenjtë.