Ballina Ravijëzime 7 rregullat për rritjen e fëmijëve, sipas psikiatrit italian

7 rregullat për rritjen e fëmijëve, sipas psikiatrit italian

 

 

Giovanni Bollea, klasa e diplomës e vitit 1913, ka qenë një psikiatër italian i rëndësishëm: e cili e ka përqendruar avancimin e tij profesional në zhvillimin e fëmijës, duke sjellë një revolucion të vërtetë në fushën e neuropsikiatrisë pediatrike italiane: në fakt, ai ka qënë nismëtari i psikoanalizës dhe psikoterapisë së grupit në klinika universitare romake.

Në kursin e karrierës së tij, ka përpiluar një listë të 7 rregullave për rritjen e fëmijëve të edukuar dhe të qetë.

1. “Jepuni më pak. Kanë shumë, nuk ka dyshim. Konsumerizmi shkëput dëshirën dhe hap portat e mërzisë.”

2. “Ajo që ka rëndësi është intensiteti, e jo gjatësia e harkut kohor që kaloni me fëmijët.

Njëzet minutat e para të kthimit në shtëpi nga puna janë thelbësore.

Duhet të jenë të përkushtuara në biseda dhe përkëdhelje. Dhe nuk nuk duhet t’u bëni pyetje rreth detyrave apo rezultateve.”

3. “Lojrat më edukative janë ato që kalojnë nëpër imagjinatën e nënës dhe në duart e babait: mjaftojnë dy pjesëza druri, por prindërit tashëm nuk mund të shpikin më”.

4. “Nga tre deri në pesë vjeç është mirë të filloni t’i shtyni fëmijët të bëjnë punë shtëpie, së bashku me prindërit. Është e dobishme që dinë të hekurosin një rrobë apo të qepin një pullë këmishe”.

5. “Sporti. Para së gjithash ai duhet të jetë një dëshirë. Aq më mirë nëse e ushtron në grup, duke kuptuar se agonizëm do të thotë t’ia dalësh me shumë djersë edhe atëherë kur nuk do të bëhesh kampion…”

6. “Duhet të inkurojani kulturën artistike që të mësohen me të bukurën”. Teatri, muzika, vizatimet artistike krijojnë dëshirën për të përmirësuar. Të ardhurat e shpenzuara për kulturën janë ato që vlejnë më shumë.”

7. “Gratë që punojnë, shumica, në fund të ditës mendojnë për fëmijët e tyre, për pazarin, për punët në shtëpi dhe çojnë në fund shumë pak prej këtyre punëve. A nuk do të ishte më miri t’i linit fëmijët të dalin jashtë gjysëm ore para? Më shumë sesa kurset, kjo është ajo që fëmijët kanë vërtetë nevojë. “