Nga Ramiz LUSHAJ
Bjeshka ime në Alpe ka borë të përjetshme në gji.
Sivjet mbi shtatin e saj ka ra bora e vitit 50.000…
Verës i sy-celin mbi 2.000 lloje lulesh rudinave…
Oh, i kam ik’ bjeshkës si arusha prej dimnave!
Kur u shkrinë akullnajat frymuam në bjeshkë.
Trupin e kishim pranverë, moshën si vjeshtë…
Tashti hamë ushqime OMGJ si mobiljet tallazhin…
Ato bio i shohim bjeshkëve kur pultim dixhitalin…
Na gulsh fryma prej ajrit të ndotur nëpër qytete.
Po na kërruset trupi pa lartësinë e bjeshkëve.
Po më ikin verat për pa hangër borë me tamel.
Bjeshkët e mia të bekuara më dalin në andërr.
Tiranë, 4 shkurt 2015