Ballina Histori Krijuesit

Krijuesit

 

Nga Neki Lulaj

 

Janë shpirtëra mrekullore

Gjuhën e kanë Aurel.

Me zanore e bashkëtingellore

Janë si yjet në qiell

 

Ata vjelin mendime shumë

Si  bleta si thnegla.

Netëve nuk  bëjnë gjumë

Kohën e tjerrin te fleta.

 

Kanë gjeografinë e vet

Ëndrrat u lozin me yje

Kalojnë tunele dhe oqeane

Me vargje si lisa në pyje

 

Kanë testament vargun  ëmbëltor

Të shprehur me kaq dashuri.

Gërmojnë jetën si minatorë

Në heshtje shkruajnë çdo pakënaqësi.

 

Ata janë shpirtëra të lëmuar

Ulur në udhëkryqet botërore

Janë qytetarët e qytetëruar

Janë të bekuarit nga planetët hyjnore.