Ballina ED/OP Republika e lirë mbahet më njerëz të përgjegjshëm?!

Republika e lirë mbahet më njerëz të përgjegjshëm?!

 

Nga  Skënder MULLIQI

A po rrezikohen liritë  njerëzore nga popullistët dhe demagogët ?Kjo është pyetje  e pashmangshme .Na janë paraqitur në skenë gadi  më shumë së kurrë më parë  teoritë e mashtrimeve dhe manipulimeve politike .Këto teori manipulative i kan futur qytetarët e varfëruar në  kënd të vdekur!Rrezikimi i lirive fundamentale njerëzore është bërë  i lartë  nga autokratet të cilët po na kontrollojnë rreptë jetën.Po rrezikohet liria dhe koncentrimi ynë ndaj jetës dhe punës, por edhe ndaj të ardhmës tonë .Po rrezikohen liria jonë nga njerëzit më logjikë   autoritare, së bashku më mediet e tyre që krejtë pas luftën .Na u  rrëzikuan liritë tona  nga rexhimet jo demokratike të cilat kan futur në funksion çdo mekanizëm të tyre, duke rrënuar kështu edhe mekanizmat e tregtisë së lirë .Kjo është e rrezikshme ,kur ende kemi demokraci të brishtë , se ende jemi si shtet duke u ballafaquar më fazën e vështirë të tranzicionit.Po  lëndohen  kështu edhe institucionet e shtetit .Para 30 vitësh u rrënuan murët , rrethimet e hekurta me telat më xhemba , ku demokracia liberale festojë triumfinë e saj. Sot, pas kësaj përiudhe bukur të gjatë, demokracia liberale po rrezikohet seriozisht .Kur ne vitet e 90-ta të shekullit të kaluar diktatorët bëheshin së gjoja janë  për demokraci dhe pluralizem  , edhe bota e sotme sikur ju është kthyer këtyre logjikave   të vjetra , në vend që të shfrytëzojnë të arriturat teknologjike , për një jetë shumë më të mirë dhe  më të bëgatshme .Nuk është koha e kthimit mbrapa të proceseve , por  është koha e anvansimeve edhe  në fushën e informimit dhe të komunikimit.Shumë regjime në Ballkan ,janë bërë pëngesë që të kemi, më shumë liri dhe siguri për të ardhmën tonë .Duhet dhënë rastin qytetarëve që vetë të vëndoson për fatin e tyre , dhe ate ta bëjnë në mënyrën më të mvetësishme edhe të organizimit politikë.Republika e lirë mbahet më njerëz të përgjegjshem , të cilët ju plotësojnë qytetarëve të tyre,  idealet, të cilët i mbrojnë ata nga errësira e diktaturave …!