Ballina Kulturë Satirike / Planifikimi

Satirike / Planifikimi

 

Dikur n’Komunizëm

Mos u ktheftë kurrë,

Nuk na ishte lehtë

Për të qenë burrë!

 

Ç’e sollën një ligj

Për çdo çift të rinj,

Mos t’ketë më shumë

Se sa dy fëmijë…

 

Planifikimi i familjes

Erdhi si shtrëngatë,

Duhej bërë kujdes

Gjatë lojës në shtrat!

 

Meqenëse dënimet

Ngjallnin lemerinë,

Vajti një fshatar

Te mjeku për ndihmë!

 

Mjeku e këshilloi

Për masat preventive,

-I tha t’i përdorte

Ilaçet kontraceptive!

 

Mirëpo, fshatarakut

Nuk i eci mbarë,

I ngeli pa dashje

Gruaja me barrë!

 

Shkon vrap te mjeku

Me kokën në duar :

-Më more në qafë

O mjek i uruar!

 

Mjeku u zu ngushtë

S’pati tjetër derë,

Vetëm t’ia hiqte

Një gogël, me nder!

 

Nuk pati sukses

Terapi e vjetër,

Prapë gruaja me barrë

Fët dhe goglën tjetër!

 

Pas nëntë muajve

Fshatari me hall,

Vjen te doktori

-Më lindi djalë!

 

Ua!- tha doktori

-Ç’ironi e fatit…

S’mund t’u heq goglat

Gjithë burrave të fshatit!

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)