Ballina Kulinari Receta e ditës/ Rizoto me bizele dhe djathë Philadelphia

Receta e ditës/ Rizoto me bizele dhe djathë Philadelphia

 

 

Përbërësit për 4 persona:

320 g oriz carnaroli

4 karota të vogla

300 g bizele

2 qepë të vogla

100 g gjalpë

200 g djathë Philadelphia

lëng zarzavatesh ose ujë i zier, sipas nevojës.

Përgatitja: Qepët dhe karotat pasi i grijmë imët i skuqim me pak gjalpë.

Më pas shtojmë orizin, i skuqim së bashku për pak minuta dhe më pas shtojmë bizelet. Hedhim lëng të valuar sipas nevojës, derisa orizi të ziejë aq sa duhet.

Fikim sobën, shtojmë gjalpin, të cilin e përziejmë me orizin dhe më pas, kur të mos jetë shumë i nxehtë, shtojmë edhe djathin Philadelhpia. I përziejmë së bashku dhe e shërbejmë menjëherë.