Ballina Diaspora MAXHUN SMAJLI SHPALLET “GAZETARI I VITIT 2021”

MAXHUN SMAJLI SHPALLET “GAZETARI I VITIT 2021”

 

1.
Këto ditë “Gazeta e Alpeve”-media Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës, Sanxhak e Nish-Maqedoni e Veriut), pas një ankete me disa nga antarët e Bordit Botues, Redaksisë e Rrjetit të Kordinatorëve e bashkëpunëtorëve të saj, shpall:
MAXHUN SMAJLI – “GAZETARI I VITIT 2021”
“Për kontributet shkrimore e promovuese”
Gazetari Maxhun Smajli është shpallur “Gazetar i Vitit 2021”, sepse:
1.- Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Gjermani – deri më tani, i vetmi i gazetës në Diasporë.
2.- Në mënyrë periodike ka pasë në numrat e faqet e “Gazeta e Alpeve” numrin më të madh të shkrimeve dhe, këto, me nivel të lartë publicistik;
3.- Ka pasë shkrime për Mërgaten Shqiptare në Gjermani, por edhe në Austri, Ceki, Amerikë.
4.- Ka pasë shkrime për shtete e treva shqiptare në Ballkan, si për Plavë e Guci dhe Rozhajë në Malin e Zi, për Rrafshin e Dukagjinit në Kosovë (Pejë, Decan, Klinë, Istog, etj).
5.- Ka pasë arritje të larta në përhapjen, propagandimin, promovimin e “Gazeta e Alpeve” në Diasporë, duke kontribuar sëbashku me miqtë e tij (Ing. Rexhep Nikci, Osman Ferizi, Xhevdet Muriqi e të tjerë) ka siguruar 71 abonime në Gjermani për vitin 2021 dhe, sivjet, do të ketë një numër më të madh të të abonuarëve mërgimtarë.
6.- Ka luftuar lartësisht për promovimin e “Gazeta e Alpeve” në Gjermani, si me me 2 tetor 2021 e ka ngjitë në majemalin më të lartë të Gjermanisë, në Zugspitze, 2.962 m. (9.718 ft) lartësi mbiedetare, prej ku shihen me sy të lirë në hapësirë ajërore 400 maje të larta në Alpet Bavareze e ato Austriake me bukuri e madhështi të tyre, të cilat i joshin turistë, skiatorë, alpinistë.
 
2.
“Gazeta e Alpeve” është ndër gazetat me tirazhin më të lartë në Shqipëri, gazeta (print/letër) me shperndarjen gjeografike më të madhe e më të gjerë dhe numrin më të madh të abonimeve të saj ndër të gjitha gazetat shqiptare në Rajon e Diasporë; e vetmja gazetë shqiptare (print/letër) me shpërndarje në të gjitha rajonet e Kosovës; e dyta gazetë shqiptare (print/letër) për nga shpërndarja gjeografike e numerike në Malin e Zi e në Maqedoninë e Veriut, gazeta e vetme shqiptare me shpërndarje fizike e tematike edhe në Luginën e Preshevës e Sanxhak, etj.
“Gazeta e Alpeve”, si e tillë- për nga misioni kombëtar shqiptar e ndikimi mediatik, për nga botimi e shpërndarja e saj gjeografike me abonime e tregshitje; me Bord Botues-Redaksi-Kordinatorë të saj në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Mërgata Shqiptare në Europë e Amerikë, me n jë jetëgjatësi botuese në 5 vite kalendarike, e përdyjavshme, e pavarur, me numër të madh të faqve të saj (me 32 faqe e 4 me ngjyra), etj., e ka në obligimin, nderin e krenarinë e saj të shpallin nga stafi i vet botues e promovues, gazetarin e mirënjohur, kryeredaktorin për Gjermani, gazetarin e Luftës dhe të Paqes, Maxhun Smajli si “Gazetari i Vitit 2021”.
 
3.
Maxhun Smajli i përket gjeneratës së parë të shkollës së gazetarisë në Kosovë dhe, aktualisht, prej dhjetor 2020 është Editor i revistës “Marshi i Mërgimtarit”në Gjermani, e vetmja në gjuhën shqipe në Europë, prej majit 2021 dhe Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Gjermani-gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës, Sanxhak e Nish-Maqedoni e Veriut).
Mësuesi e kulturologu i njohur Maxhun Smajli e ka hap më 1992 në Klinë të paren Bibliotekë Popullore dhe Shkollore në Kosovë, ndërsa më 2015 të paren bibliotekë në Mërgatën Shqiptare në Botë dhe kohët e fundit po e ndërton objektin e Bibliotekës “Akademik Mark Krasniqi” në pronën e tij në Gjermani.
Atdhetari Maxhun Smajli, prej 7 majit 1998, gjatë 13 muajve të Luftës në Kosovë, ka qenë Reporter Lufte, ka raportuar për 147 fshatra të 11 komunave të Kosovës, si gazetar i rregullt për Radio-Televizionin e Prishtinës dhe të përditshmen “Koha ditore” e për Radio “Koha”, ka bashkëpunuar me “Deutsche Welle”, “Kosova-Press” e “Kosova e Lirë”. Nga Lufta ka dalur me 1.600 fotografi, 13 VHS kaseta, 240 minutëshe, 32 minikaseta incizime tonike dhe 6 fletore me shenime. Është gazetari më i keqtrajtuar fizikisht në Kosovë; 18 herë i keqtrajtuar, dy herë i hedhur për vdekje. Me 26 korrik 1999 ka emigruar në Gjermani. Është autor i tri librave dhe i një filmi dokumentar.
Njiherit është edhe Zëdhënës i SHKSH “Sali Çekaj” në Gjermani dhe i Nëndegës së LDK-së në Bavarinë e Epërme, Anëtarë Nderi i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në Gjermani, si dhe i tetë Shoqatave Kulturore e Humanitare në Aachen, Stolberg, Julich, Mannheim, Eggenfelden, Munih, Offenbach etj.
Maxhun Smajli është autor i disa librave të boatuar, ku më i fundit ishte vepra përmbledhëse “Intuita e Idriz Zeqirajt” (botim special, 340 faqe), në janar 2022.