Ballina Ravijëzime Sot dita më e trishtuar/ 17 janari quhet e hëna blu! Dita...

Sot dita më e trishtuar/ 17 janari quhet e hëna blu! Dita më e mërzitshme e vitit

 

Nëse keni rrëmuar nëpër mediat sociale, pa diskutim që mund të jeni përballur me termin ‘E hëna blu’. Por çfarë do të thotë kjo?

Ne nuk jemi më duke festuar ‘periudhën më të mrekullueshme të vitit’ dhe ‘Vit i ri, kismet i ri’, duket tashmë një frazë e hedhur pas. E kjo na lë përballë të hënës blu.

Me shpenzimet e shtuara të festave të fundvitit që na kanë lënë një boshllëk edhe në xhepa që kombinohet me natën e gjatë dhe motit gri, nuk bën aspak habi fakti, që kjo e hënë të jetë dita më e trishtueshme e vitit.

Por cila është historia e të Hënës blu…Nëse kthehemi në 2005-ën, Sky Travel, përdori një ekuacion në përpjekje për të përllogaritur se cila ishte dita më e trishtuar e vitit, duke përdorur elementë të tillë si moti, niveli i borxheve, koha e kaluar nga festat dhe motivimi. Dhe data që rezultoi ishte e hëna e tretë e janarit, që këtë vit ra më 17 janar.

Por ndërkohë, edhe psikologët shtojnë ndonjë argument. Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën. Në anën tjetër, ekspertët ofrojnë edhe këshilla se si mund të bëhet e hëna blu, më pak e trishtueshme…Mes tyre, pak stërvitje, shëtitje në natyrë, takime me miq e familjarë, etj.