Një sëmundje, e cila shfaqet rregullisht në rajone të caktuara përcaktohet si endemike. Tek një endemi, numri i të sëmurëve mbetet pak a shumë konstant, ai është më i lartë se tek rajonet e tjear, por nuk rritet me kalimin e kohës. Në një kohë të caktuar sëmuret pak a shumë një numër i njëjtë njerëzish. Shembull tipik për endeminë është malarja. Nga kjo sëmundje sëmuren në vit rreth 300 milionë vetë kryesisht në vend tropike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ishte e mendimit që në maj 2020, se virusi i Coronës mund të bëhet një virus endemik.Variantet Omikron dhe Delta treguan, se virusi përshtatet si gripi. Që do të thotë ai është tani mes njerëzimit, dhe në rajone të caktuara do duhet të mësojmë të jetojmë me këtë, sepse ai nuk do të zhduket më.
Epidemia: Vetëm në një rajon
Për një epidemi flitet atëherë, kur një sëmundje shfaqet në mënyrë të pazakontë e shpeshtuar në një rajon në një kohë të caktuar. Kurse pandemia është një epidemi që kapërcen kufijtë e një vendi apo edhe një kontinenti. Kjo do të thotë para së gjithash, që kontrolli i suksesshëm i sëmundjes varet nga bashkëpunimi i sistemeve shëndetësore të vendeve të ndryshme. E kundërta gjeografike e një pandemie është endemia.
Nëse numri i sëmundjeve në një rajon të caktuar ngrihet mbi nivelin normal të pritshëm endemik, atëherë flitet për epidemi. Por nëse rastet e sëmundjeve janë të lokalizuarra vetëm në një vend, flitet për vatër shpërthimi.