Ballina Diaspora Më shurdhëroi qetësia

Më shurdhëroi qetësia

 

Nga Neki LULAJ – Gjermani

 

Kjo qetësi e frikshme të shurdhëron

Me kut mas vetminë e pluhurosur.

Mbi xhamat e shpirtit mjegulla zbardhon

Benë roje-e unë ndrydh

Heshtjen  time të plandosur.

 

Sonte me  tëmthat e gishtërinjve

Numëroj kujtimet e zgjedhura

Më kthejnë në rininë e arratisur

E unë bëj vrapin në djersitje.

Si kalë i pashaluar

Përpiqem ta ndal  ta kthej kohën në ikje.

 

Jam mes labirinteve të vetmisë

Mes qetësisë së shurdhër

Më trokasin pyetjet e parreshtura.

Do  t`ia hap kalasë portat

E ta mbyll sonte

Këtë rrapëtim shiu te streha.

 

Zjarri i ngrirë 

 

Po shkrihem si guri mbi zjarrin si lulëkuqe

Në këtë zhurmë shekulli që nuk po ndihet

Në dasmën e madhe me krushq e  nuse

Në dimrin  e valë  veshëm palë këmishe.

 

Po   shkruaj  vargje zemre që nuk lexohen

Prek ëndrrat e gjata të ditënetëve pa gjumë.

Historinë e urtakëve   të ndrydhur me  shekuj

Që me mençuri prroskën e bënë botën lumë.

 

Ishte një rrugë me plot  tërmete shpirtërore.

Dhuna e cmira gjithë arsyen e kishin humbur.

Nënështrimit  nuk ia mësuam gjuhën shekullore

Rrugë që zgjati në shekuj që na bëri të lumtur.

 

Kjo dashuri e zhuritur na shtyn për t’u dashur

Se dashuria është zjarr që ngroh ku fiket flaka

Se ëndrrat e gjata fort i  lidhëm

Në ditën e bardhë për ta parë ditën

Nga terri i gjatë për ta parë dritën.