Ballina Rajoni Masat e Qeverisë dhe masat tona për mbrotje nga Corona?!

Masat e Qeverisë dhe masat tona për mbrotje nga Corona?!

 

Nga Skënder MULLIQI 

Nuk ka masa te reja dhe te vjetra kunder pandemisë globale , e cila pa mëshirshem gadi për dy vite mori shumë  jetëra njerëzish .A do të janë të mjaftueshme masat e Qeverisë për  festat e fundit vitit kunder coronës mbetet të shihet.Fluksi i bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në shtetet perëndimore sigurisht së do të jetë i madh, e të shpresojmë që mos të ndodhë  kjo edhe më pandemi.Gastronomia e hapur  ka mundësi të bënë që virusi të shpërndahet më shumë , për të mos na lenë të qetë edhe fillimvitin e ardhshem.Virusi qarkullon më shumë aty  ku  tubohen njerëzit  , kur dihet së në raste të festave kemi më shumë së zakonisht konsumin të pijeve deri të ato alkoholike, kemi muzikë ,e përqafime ku shumë kush duke u përqafuar  përjargën më njeri-tjetrin, duke  përhapur virusin  ! E priti pastaj yryshnikët e opozitës të cilët edhe vete bëhën pjesemarrës të këtyre ahengjeve , për ta lënë  qeverinë si fajtore të mos kujdesit tanë të përgjithshem !Nuk janë vaksionuar shumica e qytetarëve , dhe kështu edhe nuk është larguar rreziku nga murtaja e shekullit.Po mirë do të ishte që njerëzit të liroheh nga paragjykimet për vaksinen dhe të vaksionohen duke mos i rrezikuar të tjerët.Besimi në kuca e maca… është praktikë shumë e hershme e besimeve naive  , e jo e shekullit 21. Idetë e tilla  para gjykuese janë anticivilizuese, që po na shkaktojnë shumë  telashe . Mos të themi pastaj  së qeveria nuk ka marrë masa adekuate , kur masat mund ti aplikojmë   secili prej nesh duke bërë shumë kujdes së si veprojmë më festat e fundvitit .Me marr Qeveria masa drastike të izolimit ndaj Coronës, pse kështu, mos më marrë shumë masa  pse nuk i mori etj. Duhet të largohemi nga këto praktika nga të cilat nuk po heqin dorë opozitarët tanë , duke larguar veten nga përgjegjësia .Humbja e jetëve të njerëzve nuk është fushatë elektorale! Unë nuk dua  askend të amnistojë nga faji  pse ndodhë apo nuk do të ndodhë  përhapja e pandemisë, por që natyrisht së  përgjegjësia në raste të tilla na takon të gjithëve …!