Ballina Ravijëzime STUDIUESI ZEQIR ZEQAJ – FITUES i ÇMIMIT TË PARË

STUDIUESI ZEQIR ZEQAJ – FITUES i ÇMIMIT TË PARË

 

“Gazeta e Alpeve”-gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri- Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës-Sanxhak e Nish-Maqedoni e Veriut), në kuadrin e “Takimi i Shkodrës, 2021”, shpalli KONKURSIN Kombëtar Letrar-Artistik-Publicistik:“KORRIDORI ADRIATIK-ALPE” (Rruga Bregdrinase Gjakovë-Tropojë-Fierzë-Shkodër-Shëngjin-Ulqin-Podgoricë), ku morëm pjesë 95 poetë, gazetarë, studiues, fotoreporterë, piktorë etj.

       Studiuesi ZEQIR ZEQAJ pjesmarrës në Konkursin Kombëtar “Korridori Adriatik-Alpe”, është vlerësuar me ÇMIM të PARË për “Dokumente Arkivore”, paraqitur me “Projektin Studimor të Hekurudhës Bregut të Drinit të vitit 1947-‘48”, projekt i cili iu dorëzua zyrtraisht (faksimile) Ministrit aktual të Transporteve të Kosovës, Z. Liburn Aliu dhe Shoqatës “Drini” Shkodër-Gjakovë.

       Fituesit e Çmimit të Parë në Konkursin Kombëtar “Korridori Adriatik-Alpe” do t’i marrin dëshmitë përkatëse në “Takimi i Prishtinës, 2022”, ndërsa Çmimet e Dyta e të Treta dhe ato Inkurajuese do t’iu ndahen përgjatë Janarit 2022 nga Drejtues e Antarë të Bordit Botues e Redaksisë së “Gazeta e Alpeve” dhe Kordinatorët e saj në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedoni e Veriut e në Mërgata Shqiptare në Europë e në Amerikë.