Ballina Sport Shqipëria do të luajë miqësore me Spanjën më 26 mars 2022

Shqipëria do të luajë miqësore me Spanjën më 26 mars 2022

 

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Spanjën më 26 mars të vitit 2022.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të dyja federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshje në Spanjë, ndërsa stadiumi dhe ora e takimit do të përcaktohen në javët në vijim.

Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.