Ballina Enciklopedi Këto shenja ju tregojnë se po pini shumë kafe

Këto shenja ju tregojnë se po pini shumë kafe

 

Në doza të moderuara, studimet kanë treguar se kafeina ka efekte pozitive për njerëzit që e konsumojnë, por nuk ndodh gjithmonë kështu.

Nëse sasia e kafeinës në organizëm është më e madhe se zakonisht, atëherë trupi reagon përmes disa shenjave.

Ankthi: Ndonëse në doza të ulëta deri në mesatare, kafeina mund të rrisë vigjilencën, sasitë më të mëdha mund të çojnë në ankth ose nervozizëm. Monitoroni trupin në mënyrë që të përcaktoni se sa mund të toleroni.

Pagjumësia: Kafeina mund t’ju ndihmojë të qëndroni zgjuar gjatë ditës, por mund të ndikojë negativisht në cilësinë dhe sasinë e gjumit. Mos konsumoni kafeinë pasdite vonë për të shmangur problemet me gjumin.

Probleme me tretjen: Megjithëse sasitë e vogla deri në mesatare të kafeinës mund të përmirësojnë sistemin tretës, doza më të mëdha mund të çojnë në diarre.

Varësia: Mungesa e kafesë per disa orë shkakton probleme psikologjike ose fizike.

Presioni i lartë i gjakut: Kafeina duket se rrisë presionin e gjakut kur konsumohet në doza të larta ose para stërvitjes.

Rrahje të shpejta të zemrës: Doza të mëdha të kafeinës mund të rrisin rrahjet ose ritmin e zemrës tek disa njerëz. Nëse ndodh kështu, reduktoni sasinë.

Lodhje: Kafeina ju siguron energji, por mund të ndiheni të lodhur kur efektet e saj zhduken.

Urinimi i shpeshtë: Studimet kanë treguar se kafeina në sasi të mëdha mund të ndikojë te urinimi.