Ballina Ravijëzime Teleskopi i NASA-s niset në misionin historik

Teleskopi i NASA-s niset në misionin historik

 

Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) lansoi më 25 dhjetor teleskopin e vlefshëm 9 miliardë dollarë, i cili do të mundësojë qasjen më të thellë në univers deri më tash.

Njëkohësisht lansimi i këtij teleskopi paraqet fillimin e epokës së re të hulumtimeve astronomike.

Teleskopi i fuqishëm, James Webb, i cili përdorë edhe drita infra të kuqe, tashmë do të jetë laboratori më i rëndësishëm shkencor i dekadës së ardhshme, njoftoi NASA.

Teleskopi u lansua nga pjesa e ngarkesës së raketës, Ariana 5, në portin hapësinor Kourou, në Guajanën Franceze.

Muajt në vazhdim teleskopi do të qarkullojë deri tek orbita e vet solare në largësi prej rreth 1,6 milionë kilometra nga Toka.

Qarkullimi i tij rreth Diellit do të përshtatet vazhdimisht me Tokën, në mënyrë që teleskopi dhe Toka të sillën njëkohësisht.

Ky teleskop ka marrë emrin sipas shkencëtarit përgjegjës për zhvillimin e NASA-s gjatë viteve të ‘60-ta.

Webb është rreth 100 herë më i ndjëshëm sesa teleskopi Hubble, paraardhësi i tij, dhe pritet të bëjë transformim të madh në kuptimet shkencore lidhur me hapësirën.