Ballina Aktualitet Australia regjistron një numër të madh infeksionesh me Omicron

Australia regjistron një numër të madh infeksionesh me Omicron

 

Australia njoftoi të enjten një rritje të madhe të infeksioneve me koronavirus të nxitura nga varianti Omicron. Për pasojë shteti i goditur më rëndë, New South Wales, rivendosi në fuqi urdhrin për mbajtjen me detyrim të maskave në ambjente të mbyllura.

New South Wales regjistroi rreth 6 mijë infeksione të reja, përfshirë një vdekje, shifër kjo më e lartë se rreth 4 mijë të tilla të regjistrura një ditë më parë. Numri i infeksionet e reja në këtë shtet është pothuajse i njëjtë me numrin e infeksioneve të regjistruara në të gjithë vendin.

Autoritetet thanë se treguesit më problematikë nuk janë rastet e reja me koronavirus, por shifrat e të shtruarve në njësisë e kujdesit intensiv që mbingarkojnë spitalet.

Kthimi i kufizimeve të lidhura me COVID-in vetëm dy ditë para Krishtlindjeve ngadalëson planet e vendit për një rihapje të përhershme pas gati dy vitesh kufizime, që vendosen e hiqen, herë pas here, pavarësisht normave të larta të vaksinimit prej më shumë se 90%.

Një ditë më parë Kryeministri Scott Morrison refuzoi të ndërmarrë masa bllokuese apo për vendosje me detyrim të maskave për të gjithë vendin për të ngadalësuar përhapjen e variantin Omicron.