Nations League, edicioni i tretë për sezonin 2022-2023 nisi rrugëtimin me shortin e hedhur në Nyon ku Shqipëria mësoi kundështarët në Ligën B. Por ky format do të pësojë sërish ndryshime madje mund të bëhet edhe më emocionues.
Siç bëhet e ditur, duke nisur nga viti 2024 UEFA mund të përfshijë në Nations League edhe përfaqësuese latine pra nga CONMEBOL.
Së fundmi këto dy konfederata nënshkruan një marrëveshje deri në 2028 dhe kanë hapur zyrë të përbashkët në Londër dhe sot zv/presidenti i UEFA-s, Zbigniew Boniek deklaroi se dy institucionet e futbollit kanë diskutuar për bashkimin e forcave për ta bërë eventin ndërkontinental.