Ballina Histori SI E FORMOI NESHET NGUCAJ SEKSIONIN E PARTISË DEMOKRATIKE NË LEPENICË

SI E FORMOI NESHET NGUCAJ SEKSIONIN E PARTISË DEMOKRATIKE NË LEPENICË

 

Nga Enver MEMISHAJ

Në vazhdën e ngjarjeve të vrullshme të vitit 1990, më datën 29 dhjetor 1990, nëntë burra: Afrim Jupi, Roland Tafili, Hasko Hoxha, Ventigjar Hamzaraj, Bujar Borshi, Alfred Ziaji, Bilal Çela, Manol Bono dhe Aleks Tahiri u mblodhën në shtëpinë e Kujtim Ziajit, nëlagjen Varrosh dhe formuan Komisionin Nismëtar për Formimin e Partisë Demokratike. Nga Tirana, kishin ardhur të deleguar: Gramos Pashko, Arben Imami Neritan Ceka dhe studenti Erkole Sava.Pas pesë ditëve, ndërsa po përgatitej mitingu madhështor i 6 janarit 1991, u pa e nevojëshme që në kryesinë e PD-së të koptoheshin dy veta:Petrit Stefa, profesor dhe trajnier i shquar basketbolli si përfaqësues i intelektualëve vlonjatë dhe Nexhat Veipi, inxhinjer nafte, demokrat i lindur, i aktivizuar në Lëvizjen Demokratike që në fillimet e saj.

Të parë në tërësinë e tyre të njëmbëdhjetë këta burra formonin një mozaik të shoqërisë sonë të viteve `90, që plotësonin njeri tjetrin: intelektualë, të persekutuar politikë, përfaqësues të ish shtresave të pasura, bijë punëtorësh e fshatarësh. Njohuritë e tyre për një shoqëri demokratike ishin të kufizuara dhe ata mësuan duke ecur përpara. Ata me intuitën e tyre, zgjuarsinë dhe dashurinë për Shqipërinë, mendonin në çdo hap se ç`farë duhet të bënin për të ardhmen.

Detyra e parë që duhej zgjidhur pas formimit të Komisjonit Nismëtar ishte formimi i seksjoneve të Partisë Demokratike. Kjo punë duhej shpejtuar pasi kur e kam pyetur Afrim Jupin dhe Roland Tafilin se cilët ishin të parët që duhen përmëndur se erdhën që të nesërmen në Partinë Demokratike? Të dy më janë përgjegjur:Ishin lumë njerëzish dhe ne s`mund të veçojmë asnjë. Kjo ishte qytetaria vlonjate.

Të nesërmen e themelimit të Komisjonit Nismëtar,  pra më 30 dhjetor 1990, në Ndërmarjen e Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz do tëthemelohej seksioni i parë i Partisë Demokratike në qytet. Seksionetvazhduan të formohen me shpejtësi në të gjitha ndërmarjet ekonomike të Vlorës.

                                                       *      *     *

Para Komisionit Nismëtar delete detyra e përhapjes së lëvizjes edhe në fshatra. Në krah të anëtarit të Komisjonit Nismëtar Aleks Tahirit që duhet të përhapte lëvizjen në fshat qëndruan shumë banorë të fshatrave me shpirt demokratik dhe me dashuri për lirinë të cilët formuan seksione në fshatrat e tyre: në Lepenicë: Neshet Nguci, Reshat Jazaj, Saliko Sinani, Begë Begaj etj; në Gjorm: Sazan Zyka, Luftar Shenaj, Myfit Hoxha, Asllan, Halili, Mero Kuqia, etj; në Brataj: Luftar Guri, etj.

Jehona e revoltave dhe thirrja për ndryshime e vitit fatlumë 1990 nga Tiranë kishte mbritur edhe në Lepenicën e largët. Në Lepenicë gjatëLuftës Antifashiste i gjithë fshati ishte në krah të Ballit Kombëtar dhe Hysni Lepenicës, prandaj pas çlirimit ky fshat vuajti persekucionin dhe deri vonë nuk pati organizatë partie. Pas rënies së Hysni Lepenicës, më 14 shtator 1943, 16 luftëtarë të çetës së tij kaluan nëbrigadat partizane dhe 7 prej tyre ranë dëshmorë për liri. Po të kemi parasysh se Lepenica ishte nje fshat i vogël me afro 60 shtëpi, del se ky fshat dha shumë për lirinë e atdheut e që nuk u vlerësua asnjëherë.

Tani në vitet ’90, shumë djem guximtarë zbrisnin në qytet për tëmarrë lajmet e fundit. Shembull i këtij guximi u bënë Neshet Ngucaj, Reshat Jazaj e mësuesi Begë Begaj. Neshetin nuk e mbante vendi nëfshat, zbiste çdo ditë në qytet e takonte ata që mendonin si ai, tëburgosur e të persekutuar politikë, prej nga vinte edhe ai vetë. Takoi më vonë intelektualë guximtarë si Afrim Jupin, Roland Tafilin, Bilal Çelën, Manol Bonon, etj.

Ai do të ishte në Vlorë edhe më 29 dhjetor 1990 kur në shtëpinë e Kujtim Ziajit po ndodhte një nga ngjarjet më të rëndësishme nëhistorinë e këtij qyteti, formohej një komision që do të zgjuante nga gjumi letargjik Vlorën e Flamurit. Nesheti u njoh me atë që kishte ndodhur dhe e miratoi e përkrahu kësaj lëvizje demokratike.

Komisioni Nismëtar do të thërriste më 6 janar 1991 në Sheshin e Flamurit një miting madhështor

Nuk është gabim që dita e themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës të quhet data 6 janar 1991, sepse këtë ditë populli i Vlorës duke iu përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike doli në shesh, konfirmoi dhe miratoi Partinë Demokratike. Komisioni Nismëtar prej 11 burrash tashmë ishte plotësisht i ligjshëm, i zgjedhur dhe miratuar nga populli.

Ishte një miting historik, madhështor dhe që do të mbahet mënd gjatë nga vlonjatët. Ne që morëm pjesë në atë miting dhe që më vonë u bëmë pishtarë të udhës demokratike të vlonjatëve e kuptuam se historia e qytetit tonë po hynte në një epokë të re fatlume, duke lënë pas një epokë vuajtje, mjerimi dhe lotësh. Neshet Ngucaj ishte nga ata që e kuptoi se fati i kishte rezervuar atij pjesëmarrjen në këtë vepër të madhe atdhetare dhe jo vetëm të merrte pjesë por të dilte nëkrye ta udhëhiqte atë. I bindur ai do të organizonte dhe do të dërgonte në këtë miting djalërinë e Lepenicës, por edhe disa burra tëvjetër që nuk mund të rrinin dot duarkryq si Sadik Sinani, Kujtim Veshi, Sinan Brahimi, Imer Sheme, etj.

Pas këtij mitingu Nesheti u njoh dhe u dha dorën edhe miqve qëkishin ardhur nga Tirana, prof. dr.  Sali Berisha, Gramos Pashko,Azem Hajdari, Neritan Ceka e Arben Imami.

Neshetin nuk e mbante vendi i paisur me autorizim nga Komisini Nismëtar do të kthehej në Lepenicë tashmë me mision të lartë: tëformonte në këtë fshat të vuajtur Seksionin e Partisë Demokratike.

Pakë ditë pas 6 janarit të vitit 1991, Nesheti thirri të rinjtë e fshatit nënjë takim mbreslënës ai shpalli formimin e Seksjnit të PartisëDemokratike të Lepenicës, dhe kryesinë e mori ai vetë, ndërsa sekretar u zgjodh Xhevdet Rexhepi. Ata që firmosën të parët formularin e këtij seksjoni ishin: Reshat Jazaj, Saliko Sinani, Xhevdet Rexhepi, Leven Veshi, Marenglen Shëllega, Begë Begaj etj. Lista vazhdonte e gjatë deri në 42 anëtarë. Keshtu Neshet Nguci pothuajse kishte futur në partinë e re të gjith djalërinë e fshatit.

Pas kësaj vepre të pa harruar Nesheti do behej një aktivist i njohur për të gjithë krahinën. Ai do të ishte një nga aktivistët kryesorë tëtakmit të 9 janarit 1991 në krahinën e Mesaplikut. Pas Mitingut madhështor të 6 janarit 1991, u pa e nevojëshme të bëhej edhe një takim me fshatrat e Lumit të Vlorës. Për këtë u zgjodh Mesapliku tek vendi që quhej Rrepet e Ismail Qemalit, sepse ishte qëndra e krahinës, vëndlindja e Aleks Tahirit dhe krahina e Roland Tafilit.

Aleks Tahiri së bashku me Neki Skendaj nga Tërbaçi, Neshet Ngucaj, Saliko Sinani e Reshat Jazaj nga Lepenica, Luftar Guri e Astrit Mingomataj nga Brataj, Lulezim Tafili nga Matogjini e kishin organizuar mirë atë miting shprese.

Unë kishja marrë me vehte edhe një gazetë “Rilindja Demokratike”, numuri i parë i së cilës kishte dalë të shtunën në datën 5 janar 1991, thotë Roland Tafili. Gazeta i emocionoi të gjithë dhe ua shtoi optimizmin

Partia Demokrataike e Lepenicës, largoi frikën nga fshati, e zgjoi fshtain dhe e bëri të vepronte e të shpresonte për ditë më të mira. Kështu në mars prill të vitit 1992 do të formohej Partia Republikane me 3 anëtarë me kryetar Cano Canaj, Manxhar Veshi etj. Partia e Ballit Kombëtar me 5 anëtarë me kryetar Mëno Hysaj, Bujar Veshi, Kujtim Veshi, Lavdosh Veshi, Abedim Jazaj etj. Partia Universale me 3 anëtarë me kryetar Gogo Imaj,

Partia Socialdemokrate me 6 anëtarë me kryetar Begë Begaj. Në qershor të vitit 1992, formohet Partisa Socialiste me 38 anëtarë me kryetar Murat Çelaj dhe anëtarë: Halim Arshiaj, Flamur Arshiaj, Lamçe Trushi, Patriot Kasemi, Bashkim Lamaj etj.  Në vitin 1994 u formua Partia Agrare me kryetar Bedri Brahimaj.

Më 14 maj 1991, Neshet Nguci do të ishte një nga themeluesit eShoqata së të Burgosurve dhe të Persekutuarve Politik të Vlorës, pasi Nesheti i përkiste kësaj shtrese të shoqërisë. Prof. Hysni Alimerko i cili mbajti fjalën e rastit, tha se shoqata do të jetë pluraliste dhe do ndjekë një politikë pajtimi mes shqiptarëve.

Më 27 maj 1991 Neshet Nguci tashmë me një farë bagazhi si propagandist do të marrë pjesë në Kuvëndin e Parë të Partisë Demokratike të Vlorës ku i deleguar ka qënë prof. dr. Sali Berisha dhe Afrim Haçi.

Partia Demokratike e Lepenicës do të forcohej dhe do të rristeautoritetin dhe besimin tek fshatartët edhe pse në krye të saj ishin burra të guximtarë, të ndershëm dhe të vendosur në udhën e demokracisë ku ishin nisur. Ndërmjet të tjerëce Reshat Esat Jazajishte nga të parët në Partinë Demokratike dhe më pas do të ngrihej edhe nëudhëheqjen e kësaj partie. Do të ishte i pari kryetar këshilli në fshat në vitet e demokracisë, disa herë me radhë anëtar pleqsie, i pa shkëputur deri në vitin 1997. Në vitin 1997 në zjarrin e luftës zgjidhet kryeplak për fshatin. Për 3 vjet 1997 2000 sekretar i Partisë Demokratike. Anëtar i Këshillit të Komunës Brataj nga viti 2000-2003, i propozuar nga Partia Demokratike. Kryetar komisjoni disa herë në qendër të votimit në fshat.

Nga marsi i vitit 1992, kryetar i PD-së do të zgjidhej Saliko Sinanaj, një aktivist i pa shoq.

Neshet Ngucaj tashmë do të vazhdonte veprimtarinë në qytetin e Vlorës. Më 29 dhjetor 1991, ai do të bashkëpunoi për themelimin e Partis Bashkimi Demokrat  Shqiptar, ku kryetar u zgjodh BardhoshGjonzeneli. Më pas kjo parti do të quhej Partia e Balli Kombëtar.

Neshet Ngucaj do të merrte pjesë edhe në  kuvëndit të dytë të Partisë Demokratike Vlorë, në nëntor 1992, ku kryetar do të zgjidhej Ibrahim Vasiari që vinte nga shtersa e të persekutuarve politikë. Pas këtij viti Nesheti për arsye ekonomike do të shkonte në emogracion, por do tëvazhdonte njëkohësisht edhe arsimin e lartë që i ishte ndaluar nëkohën e diktaturës komuniste. Do të diplomohej me rezultate të larta në fakultetin e Drejtësisë dhe në vitin 2019 do të merrte gradën e doktorit në Drejtësi.

Udha për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa, një shtet demokratik dhe ligjor, që kishte ndjekur Nesheti e angazhonte atë që edhe pas kthimit nga emigracioni të ishte në ballë të veprimtarisë së PartisëDemokratike. Në vitin 2002, falë veprimtarisë dhe autoritetit që ai kishte formuar me punë do të zgjidhej në Kryesin e Partisë Demokratike

Në zgjedhjet vendore të 18 Shkurtit 2007, Nesheti do të zgjidhej anëtar i Këshillit Bashkiak dhe kryetar i Komisionit Juridik të këtij këshilli.

Neshet Ngucaj është shembulli i qytetarit, demokratit dhe aktivistit shoqëror, duke u aktivizuar në të gjitha veprimtaritë shoqërore dhe tëPartisë Demokratike e duke komtribuar në zhvillimin e përparimin e qytetit tij. Ai është sot një nga avokatët me emër dhe i besueshëm nëqytetin e tij, Vlorë.

—o O o —

Pjesmarrës në mitingun e Mesaplikut