Ballina Aktualitet Gjykata Kushtetuese sllovene kundërshton vaksinimin e detyrueshëm për sektorin publik

Gjykata Kushtetuese sllovene kundërshton vaksinimin e detyrueshëm për sektorin publik

 

Gjykata Kushtetuese në Slloveni, vendosi më 6 dhjetor që vaksinimi i detyrueshëm për punëtorët e sektorit publik në vend, është jokushtetues përpos nëse nuk mund të dëshmojnë se janë të shëruar nga COVID-19.

Qeveria sllovene planifikonte të zbatonte vendimin për vaksinimin e detyrueshëm nga 1 tetori, por Gjykata Kushtetuese e bllokoi derisa duhet të shpallë vendimin përfundimtar.

Në arsyetim, Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë thotë se “vaksinimi i detyrueshëm fillimisht kërkon ndryshime në ligjin për sëmundjet ngjitëse”, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Zyrtarët e qeverisë nuk e kanë komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese derisa Sllovenia ka vetëm rreth 55% të popullsisë së vaksinuar prej rreth 2 milionë banorëve, ndryshe shifër nën mesataren evropiane.

Që nga muaji tetor, Sllovenia ka shënuar rritje të shpejtë të rasteve të reja të të infektuarve në ditë nga COVID-19 ndonëse në ditët e para të dhjetorit u shënua rënie e lehtë.

Vetëm më 5 dhjetor në Slloveni u regjistruan 1,116 raste të reja.