Në këtë moment ne mund të përballojmë luksin që të mos diskutojmë ende për detyrimin e vaksinimit vetëm sepse kemi 87% të popullsisë të vaksinuar, deklaroi ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio duke folur para gazetarëve.
‘’Ua kemi borxh italianëve dhe duhet të vazhdojmë të punojmë që pjesa e mbetur të bindet të vaksinohet’’, shtoi Di Maio.
‘’Ne duhet të marrim të gjitha masat që komuniteti shkencor do të propozojë për të shmangur mbylljen e vendit duke lënë pas të kaluarën e trishtuar’’, theksoi ai.