Qytetarët austriakë që refuzojnë të marrin vaksinën kundër COVID-19 nga shkurti, kur ato do të jenë të detyrueshme, do të përballen me gjoba deri në 7,200 euro, zbulon një draft i ligjit të Austrisë për vaksinimin kundër COVID-19.
Vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet për të gjithë ata që kanë vendbanim të përhershëm në Austri. Nga kjo masë përjashtohen vetëm ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore .
Të gjithë ata që refuzojnë të respektojnë do të thirren në autoritetet e administratës së qarkut. Nëse e shpërfillin thirrjen dy herë, do të gjobiten me 3600 euro. Nëse shkelja e tyre e ligjit të vaksinimit kundër COVID i vë personat e tjerë në “rrezik serioz”, ose nëse vazhdojnë të injorojnë urdhrin, ata do të gjobiten deri në 7200 euro.
Projektligji do të paraqitet më 6 dhjetor, por “DiePresse” ka marrë paraprakisht draft propozimin paraprak.