Ballina Sport Udhëtuan 31 orë për skuadrën e zemrës, por ndeshja u anulua për...

Udhëtuan 31 orë për skuadrën e zemrës, por ndeshja u anulua për shkak të borës

 

Reshjet e dëborës në Angli, bënë që sfida mes Burnley-t dhe Tottenhamit të anulohej rreth 60 minuta para startit, por ky vendim i organizatorëve zhgënjeu jo pak çiftin amerikan Ken dhe Brandi Saxton.

Të dy kishin udhëtuar për 31 orë, fillimisht nga Dallasi drejt Londrës e më pas në Burnley, për të ndjekur ndeshjen e “Spurs”-ave, por u zhgënjyen pa masë kur mësuan se kjo sakrificë nuk do të shpërblehej, pasi sfida nuk do të luhej.

Histori e treguar nga çifti në Twitter, ka prekur jo pak kapitenin e Tottenhamit dhe kombëtares angleze, Harry Kane, që ka vendosur të bëjë një gjest mjaft interesant, duke i ftuar të dy në një ndeshje të Spurs-ave në Londër, shkruan Super Sport.

“Sapo kam marrë këtë tweet dhe ndihem vërtetë zemërthyer për ju. Për shkak të impenjimit tuaj dhe për të rikuperuar anulimin e ndeshjes, u ftoj në një ndeshje në shtëpi, si miqtë e mi, kur të jeni herë tjetër në Londër”, shkroi kapiteni Harry Kane.

Ndërkohë, pas anulimit të ndeshjes, çifti amerikan zgjodhi të argëtohej për disa orë në një pab anglez e më pas në dëborë shkruan Coys (Come on you Spurs).