Ballina ED/OP Loti i dërdhur i mijëra qytetarëve në ceremonitë mortore për tre të...

Loti i dërdhur i mijëra qytetarëve në ceremonitë mortore për tre të vrarët, raft si rrufe mbi gjakatarin!

 

Nga Skënder MULLIQI

Ajo më e rënda që po i ndodhë Kosovës të pas kuftës, janë vrasjët   , të cilat  e bënë gjendjën e padurueshme  të sigurisë , gjendjes ekonomike dhe sociale. Është e dhëmbshme vrasja e të premtës  që ndodhi në Gllogjan, e cila  tronditi mbarë shqiptarët kudo që jetojnë. Ai që shtiu më armë në natën e kobshme të këtij fund nëntori, meriton dënimin më të rëndë.Nese këto tre vrasje macabre u kryen në mbrendi të fshatit , është I pajustifikueshëm reagimi më duket mua pak sa i ngadalshem I organëve përkatëse për kapjën e dorasit.Këso reagimësh kemi pasur edhe në të kaluaren ,që ju ka mundësuar dorasëve ikjën  nga vendi I ngjarjës.Edhe pse nga policia po thuhet së rrebeshi I shiut ka vështirësuar punën për gjetjën e gjurmeve te krimit , megjithate shtrohet pyetja logjike,së si është e mundur që të kalojnë kaq shumë orë dhe mos të kapet krimineli ose më shumë prej tyre që mund të janë në këtë rast.? Nuk I bëra këta rreshta për kritika ndaj policisë të Kosovës , për mos angazhim, por vonesa në kapjen e dorasit apo mos kapja e tij e mundshme mund te  ,paraqet rrezik për krime të tjera ,e që nuk ishte dashur  të lejohen.Unë e kam thënë  edhe në një paraqitje të shkurtër së pos qfardo motivi  që është kryer vrasja e trefishtë dhe plagosja e një përsoni,  mos të përjashtohet këtu edhe ndonjë motiv armiqësor ndaj Kosovës, edhe pse  policia e ka përjashtuar duket një mundësi të tillë .Këtë e thëm së si  ndodhi kallja e autobusit para pak ditësh   në Bullgari, ku gjetën vdekjën 45 shqiptarë, edhe këtu shumë prej tyre  të moshës së re dhe fëmijë. Sidoqoftë të shpresojmë të gjithë së dorasi do të kapët , si justifikim sado i vogël  që është për familjët e të vrarëve, të cilët po përjetojnë qaste të dhëmbshurisë të madhe , për humbjën e më të dashurëve të tyre, pa asnjë faj. Mallkimi i Zotit  dhe loti i dërdhur rreke jo vetem të familjarëve, por të mijëra të pranishmive , në ceremonitë mortore  në  fshatin Gllogjan, dhe ne fshatin Skivjan prej nga ishte shoferi i vrarë i autobusit , raftë si rrufe mbi gjakatarin-ët.