Ballina Diaspora Puna e tij përkushtimore e lartësoi Ali Mulën në një ikonë shumëdimensionale...

Puna e tij përkushtimore e lartësoi Ali Mulën në një ikonë shumëdimensionale të artit, sa që i tejkaloi edhe dimensionet zyrtare të titujve të nderit

 

​Të nderuar pjesëmarrës !

​Familjarë të Ali Rrustem Mulës,

​Bashkëshortja e tij, shoku më i ngushtë dhe i pandarë e jetës, vajzat, djemtë, të afërm, shokë, miqë e dashamirë të tij,

​Si shumë herë të tjera, edhe sot na ka tubue Ali Mula, porthelbësisht ndryshe nga atëherë, sepse humorin e tij shoqërisht tëshëndetshëm, këtë rradhë na e zëvendësoi me pikëllim e vajë.

​Pra, jemi sot këtu, në këtë ditë të shënuar e të pikëlluar përgjithsejcilin, sepse fati e deshi që atij ti japim lamtumirën e fundit, por për të mos e harruar kurrë në jetë të jetëve. U shuenjë personalitet me vlera të shumanshme. Nga sot e mbrapa do të na mungosh fizikisht, ore Ali Rrustem Mulaj, por jo kujtimi, vepra e emri që e lé pas.

​Për këtë rast mortor, si rrallë ndonjë herë tjetër, nuk u’deshveçse në pak minuta e’u mor vesh anembanë lajmi i hidhur se dje më datën 21.11.2021, u nda nga kjo jetë Ali Rrustem Mulaj, i fshatit Kepenek, Krahina e Bytyçit, Malësia e Gjakovës, e sottë vinin nga ana e anës që atij ti japin nga afër lamtumirën e fundit. Sikurse shihet, kanë ardhur sot këtu nga fshati i tij ilindjes, Kepeneku, nga krahina e Bytyç-Berishës, ajo e Nikaj-Merturit, Krasniqja, Gashi e Shipshani e Hasi, por edhe ngavende të tjera të Shqipërisë dhe nga Kosova.

​Ky rast mortor ka ndá nga ne një personalitet të Malësisë sëGjakovës, i cili u formua si i tillë prej së thjeshti, duke u lartësuar si një bir i nderuar i krahinës së Bytyçit, Krye-urtak iBytyçit dhe Bytyçasve kudo që janë, i cili në jetë të jetës e nderoi jo vetëm veten e tij, familjen, por mbarë atë krahinë tëbesës, bujarisë, sojnisë e trimërisë, të cilës veçse ia shtoi vlerat e saj.

​Puna e tij përkushtimore e lartësoi atë në një ikonëshumëdimensionale të artit, si Kryemjeshtër i Ansamlit“Dardania”, “Ambasador i Paqes në Botë”, “Qytetar Nderi iTropojës” dhe “Mjeshtër i Madh”, por tani që na mungon, mëshumë se asnjëherë, e shohim se ai i tejkalonte këto dimensionezyrtare.

​Ishte si një frymë pozitiviste, që ndikonte mistershëm e pa u ndjerë në habitatin shoqëror.

​E gjithë jeta e tij ka qenë në veprim dhe aksion pa u ndalurasnjëherë, e për t’u mbajtur mend përherë. Por të pashlyeshmenë jetë të jetëve deri në ngashërim, ishin ato çaste kur edhe psenuk donim ta besonim, e ay e dinte, u ngrit nga shtrati i vdekjes, tamam si në legjendë, e mori pjesë krenarisht e pa u ligështuarnë “Festën e Bytyçit” edhe pse e dinte se për të ajo ditë ishte përherë të fundit në kësi takimesh.

​Janë edhe këto fjalë të tij nga rezervat e fundit të shpirtit, thënë një mikut që e përshkruajnë pashlyeshëm atë rast të tij:–Jam kanë në Festën e Ptyçit. Erdhën e më morën. Nuk e di pomë dha Zoti fuqi e sikur m’u hoq smundja me dorë. Njëorganizim i përsosun. Megjithato aktivitete, me kangë e valle.Kishin ardhë nga të gjitha anët. U takova e bamë fotografi me gjithë ata shokë që nuk e di a i takoj ma.-…

​Me lotë në sy, Alia, më tha: -“Besomë Agim Hajdari, kurrëma të gëzuem nuk e kam ndie veten, se atë ditë në atë takim.Tanë Dynjanë me ma pas dhanë nuk e kisha lanë pa marrë pjesënë atë festë të fisit”. E krejt i përlotun e i përmalluem, tha:–Gëzim ma të madh nuk do kish për mue se me pa dek bash qaty, mbasi u takova me tanë ata shokë e miq.

​Ali Mula, në gjallje të tij u skalit si një sfidant ivështirësive, persekucionit, e i moshës, duke qënë i ri aktiv, e plak i mençur, e urtak, enciklopedi dijesh e historishë, thesarvlerash, por gjithmonë si i ri e novator.

​Ai për herë të fundit erdhi më 29 Gusht 2021, në atë Festë, nga ku do të na mungojë aty e mbrapa e u hallallshit me të gjithëata që ishin prezent nga të gjitha viset etnike, ku kishte bërë miqtë shumtë, por posaçërisht me Bytyçasit e tij, shokët dhe miqtë e përjetshëm. Këtë hallallshitje e bëri si pak kush tjetër që mund tabënte në atë formë, masive e festive, e shumë të përmallshmepër atë e të gjithë të tjerët, që e shifnin se çfarë po ndodhte me këtë njeri stoik, por nuk donin ta besonin. E bëri atë shmallje tëfundit, për të shkuar në amshim më i plotësuar, e më i qetë, duke e arritur ta realizojë edhe atë çast, i cili do t’i kushtonte shumë nëshpirtin e tij, po të mos mundej që ta realizonte. E, ai shkoi iplotësuar edhe për këtë merak të tij.

​Keqardhja dhe hidhërimi nuk kanë masë që ta peshojnërëndesën e kësaj humbje të rëndë. Ndonëse sot familja e humbinjeriun e saj më të dashur, po ashtu edhe shokët dhe miqtë e tijtë shumtë e humbën një njeri që e deshën shumë e do t’umungojë përjetë. Po ashtu, jo vetëm krahina e Bytyçit, pormbarë Malësia e Gjakovës e humbi një bir e personalitet të saj tënderuar, i cili dha shumë si për emancipimin shoqëror, kulturëndhe artin.

​Me këtë rast humbje të këtij burri me vlera të shumta, përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta për familjarët, farefisin, shokët dhe miqtë e keqardhje e madhe për ne. Po ashtu, urojmëqë Zoti t’u japi forcën e duhur për ta përballuar dhimbjen.

​Shpirti i tij u prehtë në paqe! Qoftë për ty i lehtë dheu itokës mëmë!

​Në shenjë respekti dhe dhimbje një minute heshtje nënderim të tij.

​-I përjetshëm kujtimi i tij! Rrofshi dhe e kujtofshi!

​Në emër të Bytyçasve kudo që janë, me të cilët bashkohentë gjithë shokët dhe miqtë, por në një mënyrë të veçantë SkënderHaklaj dhe Agim Doçi, me të cilët ndau edhe amanetet e ti tëfundit.

Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren

Kryetari

Agron Isa GJEDIA

Bajramcurri-Tropojë, 22 nëntor 2021