KULLA

Kulla e Lulajve në fshatin në Bërliq masakër e forcave serbe.

 

Nga Neki Lulaj

Në oborrin e kullës hodha hapat e para.
Mësova fjalën shqip ”nënë” dhe “babë”
Aty mora mësimet e këshillat e arta
Aty lidha opingat me spangon e gjatë.

Ne dhe të huaj jam i vetmuar në mërgim.
Më dërgon ëndrra në viset e mia të largëta.
Më dërgon pranë Lumbardhit me mallëngjim.
Sikur dëgjoj sërish nanëmirat gojëarta.

Dikur kulla e gurit rrinte si kala
Pra ish oborri me bar, dru, gur, rrasa
Ne prehër e mbante një hambar gjigand
Larg syve të prindërve këndonin fëmijët të mëhalla.

Nga vrapi e gazi djersa derdhej në ballë
Luanim me baltë rrasa e guraleca
E këputnim edhe kungullin në gardh.
Na skuqej fytyra kur vinim te lesa.

Rrallë shpëtonim pa ndonjë dajak.
Në zallishtë shpirti nga largësia lëngon
Po e mbaj dekadat si thasët mbi samar.
E ngarkoi kaliqafë kullën me një oborr rrezearta.

Kujtoj prindërit e moshatarët e fëmijërisë sime.
Me duken sërish të bukur e të gjallë.
Ju dua gjer në fund të jetës në amëshim.
Ju mbaj në rrudhat e ballit që vitet më dhanë.

(Në foto: Kulla e Lulajve në fshatin  në Bërliq masakër e forcave serbe)