Ballina Aktualitet Dy vjet nga tërmeti tragjik/ Dje, sot, nesër… SIGAL UNIQA krah jush...

Dy vjet nga tërmeti tragjik/ Dje, sot, nesër… SIGAL UNIQA krah jush gjithmonë

 

Ishte ora 3:54 minuta e datës 26 nëntor 2019, kur një tërmet i fuqishëm tundi zemrën e Shqipërisë dhe në pak sekonda çdo gjë ndali.

Qetësia e rënë papritmas do t’ia lënte vendin ulërimave, britmave dhe thirrjeve dëshpëruese: Ndihmë! Më ndihmo!

Vendi ishte goditur nga një tërmet shkatërrues me forcë të jashtëzakonshme, magnituda e të cilit ishte 6.4 e shkallës Rihter ose 8.3 Ballë në gjuhën popullore.

Mes rrënojave dhe pluhurit të ndërtesave të shembura dëgjoheshin zëra të mbytur, të njëjtët zëra që pak orë më parë ishin të gëzueshëm pranë familjeve të tyre.

Por tashmë çdo gjë ishte ndryshe, e ftohtë, fiks si një natë nëntori që dukej se nuk do zbardhte kurrë.

Shqipëria përkujton sot 2-vjetorin e tërmetit tragjik ku humbën jetën 51 persona, mbetën të plagosur mbi 900 të tjerë.

U dëmtuan 95 mijë banesa, 11 mijë u bënë të pabanueshme, ndërsa u prekën mbi 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit. Ndërkohë që nga dëmet nuk shpëtuan as biznese të ndryshme.

Dëme të mëdha u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe në Thumanë të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit.

Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti. Qyteti i Laçit u dëmtua gjerësisht.

Të përgjegjshëm për detyrimet kontraktuale dhe të ndjeshëm për ngjarjet që prekën të gjithë komunitetin SIGAL UNIQA Group Austria tregoi edhe njëherë se ajo është kompania lider në sigurime.

Qindra punonjës të SIGAL ishin në zonat e prekura nga tërmeti, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, për të bërë të mundur identifikimin dhe dëmshpërblimin e pronave të dëmtuara në një kohë sa më të shpejtë.

Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë.

Si asnjë kompani tjetër sigurimesh, SIGAL UNIQA Group Austria dëmshpërbleu në një kohë rekord mbi 2000 familje dhe biznese në një shumë që i kalon 10 milionë eurot.

“Jam një pensioniste. Falenderoj SIGAL-in që mu gjend në moment”.

“Falenderoj kompaninë më të madhe SIGAL që na u gjend pranë problemeve tona”.

Faleminderit SIGAL për korrektësinë tuaj”, ishin përshtypjet e disa prej klientëve.

“Punojmë sa mundemi për ti parandaluar, por kur nuk mundemi marrim masa për tu rikthyer në gjendjen e mëparshme. Shqipëria është një vend me rrezik shumë të lartë për tërmete dhe përmbytje. Jemi vendi më sizmiologjik në rajon. Dhe kjo ne, si industri sigurimi, nuk na ka shpëtuar për ti bërë thirrje qytetarëve “Sigurohuni”. Për ti bërë thirrje shtetit, për ti thënë “Sigurohu”, do të shprehej në një intervistë televizive pas tërmetit të 26 nëntorit CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari, i cili do të shtonte se Sigurimi i pronës, ende nuk shihet si nevojë për financat e çdo familje shqiptare, duke reflektuar kështu kulturën e ulët të sigurimit.

Nëse do të shikojmë statistikat, vetëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do t’u ndodhë atyre. Miti se “fatkeqesia nuk do më ndodhë mua” nuk duhet te ekzistoje më.

SIGAL, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është UNIQA Insurance Group, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, qoftë edhe miliarda euro.

Ndaj, në 22 vite të ekzistencës sonë në tregun shqiptar, ne kemi paguar mbi 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, qofshin ato shëndetësore, në banesa dhe biznese, në automjete etj.

Kjo shifër kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve dhe mundësimin e vazhdimit të jetës normale njëlloj siç e kishin para se të ndodhte fatkeqësia. Sepse në të vërtetë ky është edhe misioni i një kompanie sigurimi.

Korrektësia e SIGAL UNIQA Group Austria ka shtuar besimin tek qytetarët ndërsa ka inkurajuar stafin tonë për të vijuar edhe më tej punën në shërbim të tyre.

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti.

A duhet të presim katastrofa të tjera që të sigurojmë pronën dhe shëndetin tonë?!

Që jeta juaj të jetë e mrekullueshme, besimi juaj duhet të jetë më i madh se frika juaj. Na besoni! Ne jemi pranë Jush në çdo nevojë me 48 produkte sigurimi!

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…