Ligjvënësit gjermanë miratuan masa të reja të enjten për të frenuar përhapjen e infeksioneve rekord të koronavirusit, ndërsa kreu i agjencisë së kontrollit të sëmundjeve paralajmëroi se Gjermania mund të përballet me një “Krishtlindje vërtet të tmerrshme”.
Masat u miratuan në Bundestag me votat e Social Demokratëve të qendrës së majtë, ambjentalistëve të Gjelbër dhe Demokratët e Lirë që mbështesin biznesin. Të tre partitë në fjalë po negociojnë formimin e një qeverie të re.
Legjislacioni kërkon që punëtorët të provojnë se janë të vaksinuar, të jenë shëruar kohët e fundit nga COVID-19, ose të paraqesin një test negativ, në mënyrë që të lejohen të shkojnë në punë. Një rregull i ngjashëm do të zbatohet edhe për transportin publik.
Masat duhet të marrin pëlqimin e dhomës së lartë të parlamentit, Bundesrat, gjë që mund të ndodhë të premten.