Ballina Kuriozitete Autobusi urban në Japoni shndërrohet në një sauna me rrota

Autobusi urban në Japoni shndërrohet në një sauna me rrota

 

dhe mund të shtypni butonin ‘stop’ për të nxjerrë avull)

  • Shinki Bus në prefekturën Hyogo të Japonisë po e kthen një autobus urban të dalë nga shërbimi, në “Sabus” – një sauna e lëvizshme.
  • Modelet e para tregojnë se stili i saunës do të përfshijë disa nga elementet e dizajnit klasik të autobusit.
  • “Ju lutemi ta prisni me padurim ardhjen e Sabus në qytetin tuaj,” zbulon faqja e internetit e Sabus, përpara lanҫimit të tij në 2022.

Imagjinata e japonezëve nuk njeh kufi. Ata kanë bërë një tualet që duket si anije kozmike, kanë kopshte në pjesën e pasme të kamionëve, një fshat përrallor të modeluar sipas Peter Rabbit – dhe së shpejti, një autobus me një sauna në të.

Shinki Bus, një kompani autobusësh në Japoni me qendër në qytetin Himeji në prefekturën Hyogo, po e shndërron një autobus urban të nxjerrë nga shërbimi në një sauna me rrota – të quajtur ‘Sabus’.

Modelet e reja fantastike tregojnë se si do të duket pasi të përfundojë, me strukturën e jashtme të automjetit të shndërruar në një sauna tërheqëse me djegie druri.

Sabusi i rimodeluar do të përfshijë disa nga elementet e dizajnit klasik të autobusit. Do të ketë rripa të varur mbi stolat e saunës dhe butonat në autobus që më parë lajmëronin shoferin kur pasagjerët donin të zbrisnin, do të aktivizojnë ujin e spërkatur për të krijuar avull.

Panele të lëmuara prej druri do të formojnë muret e autobusit, duke të kujtuar dizajnin e një sauna tradicionale me djegie druri.

“Ju mund të shijoni saunën në një hapësirë ​​që shfrytëzon më së miri zonat e autobusit të udhëtimeve”, thuhet në faqen e internetit të Sabus.

Autobusi do të ndahet në dy pjesë – pjesa e përparme e automjetit do të shndërrohet në një hapësirë ​​​​zyre dhe zonë “lounge”, e kompletuar me një stol dhe një tavolinë për vizitorët që ta përdorin për komfortin e tyre.

Shinki Bus, i themeluar në vitet 1920, i lindi kjo ide kur zbuloi se numri i pasagjerëve që përdornin shërbimet e tij ishte zvogëluar ndjeshëm gjatë pandemisë.

Sipas Japan Today, shumica e kompanive të autobusëve në Japoni janë goditur për shkak të reduktimit të udhëtimeve, të rënies së popullsisë dhe ndryshimeve të përgjithshme të stilit të jetesës. Shinki Bus po krijon Sabus në një përpjekje për t’i dhënë autobusit të qytetit një jetë të dytë, duke gjetur një burim të ri të ardhurash nga kjo mënyrë e transportit.

Ata krijuan një kompani të re, Reverse Co, për të drejtuar biznesin dhe bashkëpunuan në projekt me Sauna Ikitai, ‘sajti më i madh i kërkimit të saunave’ në Japoni.

Sabus është planifikuar të fillojë shërbimin në shkurt 2022, megjithëse nuk është ende e qartë se sa do të kushtojë përdorimi i tij ose sa njerëz do të mund të presë.

Sipas një deklarate nga kompania, Sabus do të dërgohet në vende “me hapësira të mëdha parkimi dhe ambiente të jashtme”, gjë që të bën të mendosh se autobusi nuk do të lëvizë kur sauna të jetë në përdorim.

Uji i lumenjve dhe liqeneve do të përdoret për të krijuar avullin e saunës.

“Ju lutemi ta prisni me padurim ardhjen e Sabus në qytetin tuaj “, shton faqja e internetit e Sabus.

Sabus nuk është projekti i vetëm në plan për autobusët e dalë nga shërbimi të Hyogo-s. Kompania planifikon të kthejë më shumë autobusë në dhoma të lëvizshme të kujdesit ditor ose stacione dushi, të cilat mund të transportohen në zonat e goditura nga fatkeqësitë për të ofruar mbështetje për të prekurit. / Daily Mail