Ballina Personazh Në një vjetorin e ndarjes nga jeta. DOKTOR QAZIM BILANI, U BË...

Në një vjetorin e ndarjes nga jeta. DOKTOR QAZIM BILANI, U BË DJALI NËNAVE VLONJATE Vlerësuar me titullin “Mirenjohje e Qytetit te Vlores”

 

Nga Enver MEMISHAJ

Përvjetori ndarjes nga jeta, 23 tetori 2021, më motivon të shkruaj për të për të nxjerrë në dukje personalitetin dhe kontributin e tij në shërbimet e shquara që i solli popullsisë vlonjate në kontekstin e kohës kur ai jetoi e punoi. Unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë për t’i vlerësuar kontributet individuale të njerëzve që ne i konsiderojmë të vlefshëm për shoqërinë.

*     *    *

Kur e merrja në telefon nënën nga Tirana dhe e pyesja për shëndetin ajo me thosh:

–  Mos u bën merak, të keqen nëna, se kam Qazimin këtu.

Bëhej fjalë për doktor Qazim Bilanin, i njohur në Vlorë si mjek human e i përkushtuar. Dhe po të qe se Qazimi do t’i bëhej vetëm nënës time si djalë duke i shërbyer pa u lodhur, nuk do ta bëja këtë shkrim, por doktor Qazimi ishte i tillë për gjithë nënat vlonjate që kërkuan ndihëm e tij, prandaj ai ishte bërë si djali nënave vlonjate.

Ku nuk shkoi e kë nuk vizitoi e ndihmoi doktor Qazimi, sidomos atyre si nëna ime, që i kishin djemtë e vajzat larg, në kurbet. Ai njeri nuk kursehej.

Inxhinjerja e njohur Rafaela Milloshi më tha se ne të pallatit e lagjes sa herë kishim ankesa shëndetësore për fëmijë e të rritur, për pleq e të rinj, thërrisnim doktor Qazimin, dhe ai nuk përtonte të vinte, natën e ditën, në dimër e në verë. I tille ishte humanisti Qazim Bilani.

Gjithnjë e kam pasur të vështirë të shkruaj për shokët dhe miqtë mi më të mirë. Jo për mungesë të fjalëve, por sepse borxhi që u kemi atyre nuk mund të shlyhet me fjalë. Edhe pse fjalët për ta kurrë nuk mungojnë, ato janë gjithnjë të pamjaftueshme për të bërë vlerësimin dhe nderimin që kemi për ta. Një mik i tillë ka qenë për mua edhe doktor Qazimi.

Zemra e dr. Qazim Bilanit pushoj së rrahuri më 23 tetor 2020.

Pushoj së rahuni ajo ze­mër që kishte rrahur jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për qytetarët vlonjatë, ku kishin buçitur një jetë të tërë ndjenjat më të larta humanitare, në peripecitë e ndryshme të jetës.

Vdekja e Qazim Bilanit, nuk është vetëm një humbje e pazëvendësushme për bashkëshorten Natashën, për dy djemtë e tij, për të afërimit, por edhe për miqtë e qytetarët vlonjatë.

Është e tepërt të përsërisim këtu biografin e shkëlqyer të kë­tij doktri patriot, biografi që vlonjatët e dinë më mirë se mua.

Mjerisht e humbëm këtë mjek humanitar i cili e meriton të radhitet në kategorin e mjekve më të mirë që i shërbyen qytetit të Vlorës si dr. Kauri, dr. Hysenbegasi, dr. Pustina, dr. Angjeli, dr. Kalem Tako, dr, Flloko, dr. Serveti Kojdheli, dr, Mitat Bozhani, dr. Ziadet Muhameti, dr. Kastriot Metushi, etj

Kalova një jetë të tërë me këtë burrë fisnik që nga momenti viteve ’70 kur i dhash për herë të parë dorën i prezantuar nga i paharruari Hamdi Hybro, ne nuk u ndamë asnjë ditë.

Miqsinë tonë e përforconte edhe biokimistja e njohur, bashkëshortja e tij, Natasha,vajza e tezes time, që ishte jo vetëm kushrira ime por edhe shoqia ime pasi së bashku kryem arsimin e lartë.

Mendimi im është se dr. Qazim Bilani ishte një nga doktorët më të mirë të qytetit tonë të lindjes, jo se ai kishte ndonjë titull shkencor, por se ai ishte popullor, njeriu i zakoneve dhe traditave më të mira të popullit tonë dhe në saje të këtyre cilësive, të karakterit të tij, ai kishte hyrë pothuajse në çdo shtëpi të vlonjatëve për t’iu shërbyer atyre, pra atij i kishte dhënë populli diplomën e mjekut të mirë dhe të përkushtuar. E ç’vlerë ka një titull shkencor kur nuk i shërben qytetarëve të tu?

Mësuesi im dr. Isuf Hysnbegasi, diplomuar në Romë, më tha një herë: Enver! Se çfarë shkruaj unë në recetë ti nuk e kupton, por se çfarë të them me gojë ti i kupton të gjitha.

I tillë ishte doktor Qazim Bilani që të shëronte me fjalë.

Vdekja e tij e pa pritur qe një humbje e ndieshme jo vetem për familjen e tij model qytetarie, por për gjithë qytetarët vlonjatë , që nuk përtoi t’u shkonte në shtëpitë e tyre në në çdo kohë në dimër dhe në verë.

Në atë sistem mizor një njeri i zgjuar si Qazimi gjithmonë gjente hapsirë për të manovruar dhe për t’iu shërbyer të gjithëve, qytetarve, miqve dhe armiqve të pushtetit, ndërsa mediokrit vdisnin nga frika

Qazim Bilani, ishte fisnik, njeri i mirë, qytetar, i thjeshtë, i gatshëm për të shërbyer sidomos të mundurve e të varfërve, sepse ai ishte kushtëzuar për formimin e karakterit të tij nga tradita familjare, bukuria e vendlindjes Radhimës ishte pasqyruar në fytyrën dhe veprën e tij. Ai pati fatin të punonte me mjekë me emër e përvojë si dr. Isuf Hysenbegasi që kishte kaluar një burgim të gjatë e të rëndë, Irfan Pustina njësoj i dënuar si Isufi, Pavllo Floko, dr. Kauri etj.  Qazimi dijti tu marrë jo vetëm përvojën mjeksore, por edhe kulturën dhe sjelljen qytetare.

Në Vlorë ka patur edhe mjekë të tjerë që lanë pas emrin e mirë si dr. Angjeli, dr. Isufi, dr. Pustina, dr, Kallfa etj., por dr. Qazimi kishte mënyrën e vet të veçantë në sjelljen ndaj qytetarëve. Me një botë shpirtërote të pasur, me shpirt të gjerë, e prandaj emëri tij radhitet në radhën e mjekëve që kanë mbetur në kujtesën e vlonjatëve.

Qazimi ishte edhe njeri i ndjeshëm dhe nuk mund të mos ishte kritik me politikën dhe ngjarjet e kohës, natyrisht aq sa mund të kuptonim ne në atë kohë, por gjithëmonë këto i bisedonim me zë të ulët e rreth të ngushtë, me mua, Hamdi Hibron e ndonjë tjetër.

Ai i bënte bisedat me nji pasuri argumentesh dhe gjykimesh që mbështeteshin, në nji përvojë të gjatë jetësore, në një zgjuarsi dhe maturi.

Ai kishte vetinë që të shprehte mendimin me dy tri fjali dhe të të bindëte, gjuha e tij ishte e qartë dhe bindëse. Kur ishte në humor, gjatë bisedës me të, dukej sikur frynte era e detit që e kishte përkëdhelur që fëmijë në kodrat e bukura të vendlindjes, Radhimës.

Jeta e tij nuk qe aq sa dëshëronte ai, familja e tij dhe miqtë e shokët e shumtë, por emri tij do të jetë jetojë gjatë në kujtesën e vlonjatëve që e deshën dhe e respektuan.

*    *    *

Me Qazim Bilanin humbasim një shok e mik nga më të vlefshmit, një burrë të qëndruarshëm i cili, gjatë gjithë jetës nuk iu shmang kurrë detyrës ndaj qytetarëve nuk mungoi në asnjë çast të rreshtohej në atë aradhë që mbron interesat e qytetarëve. I duruarshëm, i arsyeshëm, i matur në fjalë e në veprime po edhe i patundur në vijën e qëllimit humanitar, e patëm shok  e patëm si një mik nga më të shtrenjtët, dhe Vlora, si një bir nga më të mirët.

U shfaqim ngushëllimet tona më të sinqerta, duke lutur që shpirti i të ndyerit të prehet në Parajsë pranë Shokëve të Tij të lartpërmendur.