Ballina Kuriozitete Dita e “maces së zezë”, disa kuriozitete dhe supersticione rreth saj

Dita e “maces së zezë”, disa kuriozitete dhe supersticione rreth saj

 

15 vjet më parë u vendos që 17 nëntori të jetë dita e “maces së zezë”. Një ditë për të rrëzuar supersticionet që bëjnë që ende sot kjo kafshë të adoptohet gjithnjë e më pak nga njerëzit. Por mbi të gjitha supersticione të krijuara në mesjetë e që vijojnë të qarkullojnë dhe sot Kafshë të përsosur shoqërimi, por që vazhdojnë të vuajnë nga stigma e “fatit të keq”.

Për këtë arsye është krijuar dhe “Dita e Maces së zezë”. Një ide e cila fillimisht u caktua 15 vjet më parë dhe që shënohet çdo 17 nëntor, me qëllimin për të rrëzuar të gjitha mitet false rreth kësaj maceje.

Bindja që macja e zezë sjell ters, lind që në Mesjetë, kur natën, kuajt trembeshin nga sytë e verdhë të maceve që gjendeshin në rrugë. Që këtu u krijua legjenda që i lidh këto mace me djallin. Në të njëjtën periudhë për shumë popuj të Mesdheut macja e zezë lidhej me një prani djallëzore dhe me shtrigat. Po në Mesjetë, Papë të ndryshëm, autorizonin eliminimin e tyre për shkak të lidhjes me të keqen. Por përkundrazi, marinarët britanikë i merrnin në bordin e anijes pasi mendonin se ata përzinin fatin e keq dhe ende sot, britanikë, skocezë dhe japonezë e cilësojnë si një shenjë shumë të mirë nëse takojnë një mace të zezë në rrugë.

Kjo festë nuk shërben vetëm në rikthimin e dinjitetit për këto mace, por dhe për t’i bërë apel shoqërisë që të kujdesen për ‘ta. Nuk është një rastësi që macet e zeza janë më pak të adoptueshmet. Dhe përtej ngjyrës, macja ndihmon në shëndet dhe humor. Një studim i fundit tregon se nëse përkëdhelet një mace nga 15 deri në 40 minuta në ditë, ndihmon në reduktimin e stresit dhe të ankthit.